Çmimet e larta problemi më i rëndësishëm i kosovarëve: Çka thotë anketa e IRI-it për gjendjen ekonomike?
Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI) ka publikuar raportin për Kosovën për muajin maj 2024, në të cilin tregohet se problemi më i rëndësishëm të cilin ballafaqohet vendit ynë, është kostoja e jetesë apo çmimet e larta si dhe papunësia. Raporti jep të dhëna edhe për migrimin e kosovarëve.
Raporti i IRI-it vë në pah se kostoja e jetesës, çmimet e larta e papunësia vazhdojnë të mbesin problemet me të rëndësishme të kosovarëve.
Në pyetjen e IRI-it për anketuesit se “cili është problemi më i rëndësishëm me të cilin përballet vendi ynë sot? Dhe cili është problemi i dytë më i rëndësishëm?” - përgjigjet janë këto...
33 për qind e tyre kanë thënë se problemi kryesor është kosotja e jetës dhe çmimet e larta, për dallim prej 32 për qind që e kanë renditur si problem të dytë. Në përgjithësi 65 për qind kanë thënë se këto dy janë problemet kryesore.
Ndërsa, papunësia është problemi i parë më i rëndësishëm për 44 për qind, ndërkaq, 13 për qind e kanë konsideruar si problem të dytë dhe në përgjithësi me 57 për qind.
Ndërkohë, në muaji mars 2023, kostoja e jetesës dhe çmimet e larta kanë pasur 68 për qind, kurse papunësia ka mbetur me përqindje të njëjtë me 57 për qind.
Te papunësia qytetarët janë pyetur se cili aspekt i papunësisë është më i rëndësishëm dhe sipas anketës, mungesa e një pune me pagë të mirë është problemi kryesor i kosovarëve me 51 për qind dhe me 28 për qind mungesa e vendeve të punës në përgjithësi.
Ndërkaq, të sfida e çmimeve të larta, 59 për qind e të anketuarëve janë përgjigjur se çmimi i lartë i ushqimit është problemi kryesor, pasuar me 25 për qind për koston e lartë të jetesës në krahasim me të ardhurat nga puna.
Anketuesit janë pyetur edhe se si do ta përshkruanit gjendjen aktuale të ekonomisë në vend dhe sipas të dhënave, 48 për qind kanë thënë se është disi keq, 20 për qind shumë e keqe, 27 për qind kanë thënë se është disi e mirë dhe 4 për qind shumë e mirë.
Duke e krahasuar me muajin mars të vitit të kaluar, del se gjendja aktuale e ekonomisë së vendit është vlerësuar me 23 për qind që kishin thënë disi e mirë, ndërsa, me 44 për qind disi e keqe dhe me 20 për qind shumë e keqe.
Më të pakënaqurit me gjendjen aktuale të ekomomisë janë shprehur qytetarët e moshave nga 18 deri në 35 vjeç me 50 për qind që janë përgjigjur se ekomomia është disi e keqe.
Kosovarët të gatshëm për migrim
Raportit gjithashtu jep të dhëna edhe për migrimin.
Në pyetjen se a do të dilnin jashtë vendit për një përiudhë më të gjatë, 19 për qind e të anketuarve kanë thënë definitivisht po, me 33 për qind ndoshta po, 15 për qind ndoshta jo dhe 29 për qind definitivisht jo.
Ndërkaq në muajin mars 2023, në pytjen e njëjtë ishin këto të dhëna:
33 për qind e të anketuarve kishin thënë definitivisht po, 26 për qind ndoshta po, 17 për qind ndoshta jo dhe 22 për qind definitivisht jo.