Çka tha Vuçiqi për editorialin e gazetës gjermane?
Editoriali i publikuar ngë gazetën gjermane “Zeit”, ka shqetësuar mediat e afërta me pushtetin në Serbi.
Ky artikull është titulluar “Ashpërsia ndaj Serbisë është vonuar,” dhe është shkruar nga gazetari Ulrich Ladurner.
Sipas këtij artikulli, BE-ja ka ndjekur një politikë që ishte e favorshme për Serbinë deri më tash.
“(Kjo politikë) mund të përmblidhet në disa fjali si më poshtë: Serbia është vendi më i madh në Ballkanin Perëndimor. Pa Serbinë nuk ka stabilitet në rajon...” – shkruhet mes tjerash në këtë artikull.
E për këtë artikull, ka folur edhe vetë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi, duke thënë se po përzihen në punët e brendshme të Serbisë.
“Ata thonë: duhet të vendosësh sanksione. Faleminderit shumë që u përzie në punët tona të brendshme në një mënyrë kaq brutale”, ka thëë ai në konferencën vjetore të mbajtur mbrëmë.
“Ju thoni, duhet ta njihni Kosovën e pavarur ose të negocioni edhe pse ne negociojmë seriozisht gjatë gjithë kohës – gjë që duhej të ishte raportuar nga Lajçaku dhe Borelli – ndryshe nga të mbrojturit e tyre. Nga adoleshenti i tyre të cilin e kanë lindur dhe e mbrojnë edhe sot, ndërsa ai sillet si një djalosh arrogant që mendon se mund t'i godasë të gjithëve me shuplakë”, tha Vuçiq, duke iu referuar kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, shkruan Danas.
