Çka ndodhi kur Ekipi Menaxhues hyri në takimin Kurti-Vuçiq: "Ku janë serbet e mia?" - NACIONALE

Çka ndodhi kur Ekipi Menaxhues hyri në takimin Kurti-Vuçiq: "Ku janë serbet e mia?"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefja e Ekipit Menaxhues, Danijela Vujiçiq, e cila tashmë është shkarkuar nga Qeveria e Kosovës nga ky komision, të martën mbrëma ka prezantuar draft-statutin e Asociaicionit në takimin e kryeministrit, Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Ajo ka treguar për momentet gjatë këtij prezantimi.

Danijella Vujiçiq që është deputete në Kuvendin e Serbisë, ka treguar më shumë për situatën që është shkaktuar në momentin kur ky ekip ka hyrë në takim për të prezantuar hartimi e Asociacionit.

Vujiçiq u tha gazetarëve në Bruksel se ishte e pamundur të prezantoheshin të 67 nenet dhe nëntë kapitujt e Statutit në 30 minutat që BE kishte paraparë.

Pas pesë vitesh patëm mundësinë të prezantojmë draftin e Statutit të Asociacionit. Përveç fjalës hyrëse që mbajta, kishim vetëm 30 minuta siç e kishte parashikuar BE-ja. Ishte e pamundur të prezantoheshin 67 nene dhe nëntë kapituj në 30 minuta, por përmes prezantimit arrita ta them këtë, tani është punë e madhe që delegacioni ta lexojë artikull për nen dhe palët të bëjnë vërejtje të caktuara." - tha ajo para gazetarëve.

Por siç shkruajnë mediet serbe ajo ka treguar edhe për një situatë tjetër gjatë këtij takimi.

Sipas Vujiçiq ajo theksoi se ajo dhe kolegia e saj nga Ekipi Menaxhues, Jelena Beloviq, kanë përjetuar siklet, sepse kryeministri Albin Kurti dhe shefi i ekipit negociator, Besnik Bislimi, vazhdimisht i kanë tallur.

Ajo ka thënë se “kaosi ka lindur” menjëherë pasi kanë hyrë në dhomë kur presidenti Vuçiq u ka thënë: “Ku janë serbët e mia nga Kosova dhe Metohia”, për çka siç tha ajo, delegacioni i Prishtinës ka reaguar ashpër.

Nëse nuk do të ishte presidenti Vuçiç që ndërhyri për t'i mbrojtur, do të kishte ndodhur kaos” – ka thënë Vujiçiq.

Më tej, ajo ka thënë se drafti i Asociacionit është hartuar para pesë viteve, pra në vitin 2018.

Ne i përmbaheshim kornizës sonë dhe ia dolëm dhe më besoni Statuti është i shkëlqyer.” – ka thënë ajo.

Vujiçiq nga Mitrovica e Veriut, është deputete nga radhët e Partisë Progresive Serbe që drejtohet nga presidenti serb Aleksandër Vuçiq.

Vlen të theksohet se në këtë ekip bëjnë pjesë edhe tre pjesëtarë të tjerë të komunitetit serb.

Jelena Bolovic, Igor Kalamar dhe Dejan Radojković, janë anëtarët tjerë të Ekipit Menaxhues.

Shkarkimi i tyre

Ndërkohë, pas prezantimi të tyre, Qeveria e Kosovës përkatësisht Ministër i Ministrisë për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka shkarkuar Ekipin Menaxhues që ishte themeluar për hartimin e statutit të Asociacionit.

Ai ka thënë se vendimi vjen pas prezantimi të draft-statuti që u bë të martën në Bruksel në takimin e kryeministrit Kurti me presidentit serb, Vuçiq.

Pas prezantimit të djeshëm në Bruksel të draft statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, sipas përgjegjësive që i ishin dhënë Ekipit Menaxhues në marrëveshjet e Brukselit të vitit 2013 dhe 2015, ky ekip tash edhe vet është pa status. Andaj, sot me datë 03 maj 2023, kam marr vendim për lirimin nga detyra të anëtarëve të këtij ekipi menaxhues, në përbërje të Danijela Vujičić, Jelena Bolovic, Igor Kalamar dhe Dejan Radojković.” – thuhet në reagimin e ministrit.

Edhe kryeministri i Kosoëvs, Albin Kurti, pas takimit ka thënë se propozimi i Ekipit Menaxhues ishte kundërshtues.

Ai ka thënë se ai ishte i papajtueshëm me ligjshmërinë dhe kushtetueshmërinë e vendit, teksa shtoi se ka paraqitur një draft të tij.

Lajme të ngjashme