Pasi e prezantuan statutin e Asociacionit, Qeveria shkarkon Ekipin Menaxhues
Qeveria e Kosovës përkatësisht Ministër i Ministrisë për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka shkarkuar Ekipin Menaxhues që ishte themeluar për hartimin e statutit të Asociacionit. Ky ekip të martën ka prezantuar draft-statutin e Asocicionit gjatë takimi të Kurtit me Vuçiqin në Bruksel.
Kështu ka bërë të ministri Krasniqi përmes një shkrimi në Facebook.
Ai ka thënë se vendimi vjen pas prezantimi të draft-statuti që u bë të martën në Bruksel në takimin e kryeministrit Kurti me presidentit serb, Vuçiq.
“Pas prezantimit të djeshëm në Bruksel të draft statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, sipas përgjegjësive që i ishin dhënë Ekipit Menaxhues në marrëveshjet e Brukselit të vitit 2013 dhe 2015, ky ekip tash edhe vet është pa status. Andaj, sot me datë 03 maj 2023, kam marr vendim për lirimin nga detyra të anëtarëve të këtij ekipi menaxhues, në përbërje të Danijela Vujičić, Jelena Bolovic, Igor Kalamar dhe Dejan Radojković.” – thuhet në reagimin e ministrit.
Ndërkaq, kryeministri i Kosoëvs, Albin Kurti, pas takimit që pati në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku u prezantua draft-statuti i këtij grupi, ka thënë se propozimi i Ekipit Menaxhues ishte kundërshtues.
Ai ka thënë se ai ishte i papajtueshëm me ligjshmërinë dhe kushtetueshmërinë e vendit, teksa shtoi se ka paraqitur një draft të tij.
“Dëgjuam me vëmendje ekipin menaxhues që prezantoi një draft statut me gjithsej 67 nene. Një draft statut i tillë ishte fundamentalisht i papajtueshëm me ligjshmërinë, kushtetutshmërinë, të drejtat e pakicave sipas standardeve evropiane, por përkundër kësaj jemi të interesuar të gjejmë zgjidhje. Unë propozova një draft vizion që tregon kornizën që rregullon të drejtat e pakicave sipas të drejtave evropiane. Besoj se do të merret parasysh nga Borrell dhe Lajcak. Serbët do të kenë të drejta dhe bashkërisht do të kemi shoqëri që nuk lë askë prapa.” – ka thënë ai.
Danijella Vujiçiq, deputete në Kuvendin e Serbisë, e cila në kuadër të Grupit Menaxhues prezantoi të martën draft-statutin në takimin e Kurtit me Vuçiqin.
Ajo ka folur për prezantimin e saj, ku e ka cilësuar si punë të madhe prezantimin e draft-statutit të Asociacionit.
“Pas pesë vitesh patëm mundësinë të prezantojmë draftin e Statutit të Asociacionit. Përveç fjalës hyrëse që mbajta, kishim vetëm 30 minuta siç e kishte parashikuar BE-ja. Ishte e pamundur të prezantoheshin 67 nene dhe nëntë kapituj në 30 minuta, por përmes prezantimit arrita ta them këtë, tani është punë e madhe që delegacioni ta lexojë artikull për nen dhe palët të bëjnë vërejtje të caktuara." – ka thënë ajo para gazetarëve.
Ekipi Menaxhues
Ekipi menaxhues, në përbërje të kishte Danijela Vujičić, Jelena Bolovic, Igor Kalamar dhe Dejan Radojković.
Këta zyrtarë kanë hartuar draft-statutin e Asociacionit. Asnjëherë Qeveria e Kosovës nuk ishte takuar për të kuptuar më shumë për draftin e tyre.
Ajo që dihet është se, ministri Krasniqi vetëm më 18 prill 2023 u kishte dërguar letër për takim më 20 prill.
Krasniqi kishte thënë se ata nuk janë përgjigjur.



