Çka dështon vetë të bëjë, Kurti ua kërkon ambasadorëve: Paraqiteni kauzën e drejtë të vendit në misionet tuaja - NACIONALE

Çka dështon vetë të bëjë, Kurti ua kërkon ambasadorëve: Paraqiteni kauzën e drejtë të vendit në misionet tuaja

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Raporti Kosovë – Perëndim ka tashmë tre vite që është reduktuar në kujdes sigurie: mijëra trupa më shumë të KFOR-it (Rezolutë 12/44) me katër-pesë fishim të patrollimeve në veri të Kosovës. Kjo për të parandaluar përshkallëzime potenciale. Kosova në shqiptimet ndërkombëtare artikulohet në “gjendja e sigurisë kështu, gjendja e sigurisë ashtu”. Vizitat ndërkombëtare të larta nisen e konkludohen te Komandanti i KFOR-it për të diskutuar “trendet e sigurisë” – ose, si ajo e fundit më e larta e Shefit të CIA-s, William Burns, për të ‘ngrehur veshë’ siç qe ajo e pasionimit gati se histerik dhe për fakt të kryer se “do ta hapim Urën e Ibrit” kur Ambasada e ShBA-së në Kosovë dërgonte raporte zyrtare se “rrezikohen trupat amerikane” – e me Dejona Mihalin, komisarkë e Vetëvendosjes, që bënte thirrje për “kurajo” kundër edhe thirrjeve amerikane sepse “nuk ka jetë prej njeriu pa kurajo”.

Ndërkaq raporti politik i Kosovës me qendrat politike të Perëndimit përkthehet në një tiketë: atë të draft-Statutit të Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe. Asnjë iniciativë domethënëse për vendin në trakën Euro-Atlantike nuk ec pa ecur para edhe ky dokument. Politika e jashtme zatet veç në këtë kërkesë. Pozicioni i serbëve të Kosovës në veri pa-një-pa-dy është kthyer në euro-atlantiko-metrinë e vendit. Por, pa merak – Qeveria në detyrë e Kosovës tha se “pozicioni ndërkombëtar i vendit është forcuar”.

Albin Kurti u foli ambasadorëve të vendit në Konferencën e Tetë të Ambasadorëve që të jenë të angazhuar në misionet e tyre të luftojnë propagandën dhe fushatën e Serbisë kundër vendit. Kurti tha se ndonëse Serbia ka para më shumë se Kosova për lobim e çka-mos – ajo nuk e ka një gjë që Kosova e ka: kauzën e drejtë.

E saktësisht këtë kauzë të drejtë – u kërkoi Kurti ambasadorëve – ata duhet ta paraqesin.

Albin Kurti gjatë katër vite qeverisje ka dështuar saktësisht të dëshmojë vetë kauzën e drejtë të vendit në qendrat e botës perëndimore – kryesisht me veprimtarinë në veri të Kosovës. Prej instalimit të kryetarëve shqiptarë me legjimitet minimal demokratik e deri te ndalimi i valutës serbe, Qeveria e Kosovës është dënuar në termat më të ashpër prej vetë ish-Sekretarit të Shtetit, Anthony Blinken.

Prej përjashtimit nga Defender 2023, sanksionimit të BE-së, ndërprerjen e takimeve të nivele të larta biletarale përveç atyre për çështje të diaogut, heqja dorë (e njoftuar publikisht) nga ShBA për të avokuar për Kosovën në arenën ndërkombëtare – dhe trajtimi i Kosovës vetëm viz-a-viz pozicionit të serbëve të Kosovës në nivel shtetëror – që të gjitha janë veçse dështim i Kurtit për të dëshmuar kauzën e drejtë të vendit që ua kërkoi ambasadorëve sot.

Kohëve të fundit dy nga diplomatët më vokalë të huaj në vend, Olivier Guerrot i Francës dhe Jorn Rohde i Gjermanisë, i dhanë zë shqetësimeve se Kosova “po e izolon veten” – dhe atë, në panel me pjesëmarrës të të gjitha subjekteve politike.

“Nuk jeni të izoluar, përveç nëse e izoloni vetën. Si e izoloni vetën? Duke mos dëgjuar miqtë, duke bërë moral, duke gjetur të gjitha arsyet që mos t’u bindeni përkushtimeve. Kështu që lutja është: dëgjoni miqtë tuaj” – tha Guerot muaj më parpë

Lajme të ngjashme