Çitaku uron 15 vjetorin e Pavarësisë Ishte ftohtë atë ditë Shkurti të vitit 2008, por ishte edhe dita më e ngrohtë e shekullit
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka shkruar me rastin e 15 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se edhe pse ishte ftohtë atë ditë të shkurtit kur edhe u shpall pavarësia e Kosovës, ishte dita me e ngrohtë e shekullit.
“Ishte ftohtë atë ditë Shkurti të vitit 2008. Por ishte njëkohësisht edhe dita më e ngrohtë e shekullit. Urime Dita e Pavarësisë Kosovë”, ka shkruar Çitaku.
