Osmani: Republika e Kosovës është e përjetshme! - NACIONALE

Osmani: Republika e Kosovës është e përjetshme!

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në nder të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në Kosovë tashmë kanë nisur festimet.

Pas mbledhjes solemne të Qeverisë së vendit, është bërë ngritja e flamurit shtetëror nga kretët më të lartë të vendit.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një fotografie të ndarë në rrjetet sociale ka uruar qytetarët për 15-vjetorin e Pavarësisë.

“Republika e Kosovës është e përjetshme”, ka shkruar ajo.

E në fjalën e tij, para kabinetit qeveritar kkryeministri Albin Kurti ka thënë se këtë herë festa ka nisur me mbledhje qeveritare.

Ai tha se Kosova është shembull demokratik në Ballkan.

“Simbolikisht kemi zgjedhur ta hapim këtë ditë më mbledhje sepse kemi dashur të shprehim mesazhin se puna dhe festa do të shkojnë gjithmonë bashkë. Në këtë festë duhet të ja përkujtojmë njëri-tjetrin që kur të vijë 20 vjetori. Kosova është një shembull demokratikë në një rajon problematikë si Ballkani, kjo falë jush. Kosova jonë modelin e japin qytetarët. Pavarësia jonë është rezoluta i historisë shekullore, kemi histori të gjatë bashkëjetese”tha Kurti.

Lajme të ngjashme