Çitaku për vërshimet në Mitrovicë, Skenderaj e Istog: Alarmante, Qeveria mos të rrijë duarkryq
Vlora Çitaku, nënkryetare e PDK-së, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar situatën aktuale me vërshimet në Kosovë.
Ajo ka përmendur tri qytete, të cilat sipas saj janë në një gjendje alarmante si pasojë e vërshimeve që erdhen pas të reshurave të dendura të shiut.
Zonja Çitaku ka vlerësuar se në Skenderaj, Mitrovicë e Istog situatë është alaramnte, duke i dërguar një mesazh edhe Qeverisë Kurti.
“Gjendje alarmante në Skenderaj, Mitrovicë dhe Istog. Qeveria mos të rrijë duarkryq.” – shkroi ajo.
Kujtojmë që tashmë kryeministri Albin Kurti është kthyer nga Davosi dhe është parë që në mëngjes në Istog, një qytet i prekur nga vërshimet.
