Çitaku pas sulmit ndaj Nacionale: E dhimbshme me pa këtë tendencë të pushtetit me shtyp çdo mendim ndryshe
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër pas sulmeve të pushtetit dhe RTK-së ndaj gazetës Nacionale dhe Periskopit.
Ajo ka thënë se është e frikshme tendenca e pushtetit për ta shtypur çdo fjalë dhe mendim ndryshe.
Postimi:
Tjetër ditë – tjetër sulm i Qeverisë dhe eksponentëve të saj ndaj mediave dhe gazetarëve. Demokracia dhe media e lirë shkojnë së bashku, prandaj duket se kësaj Qeverie nuk po i intereson as njëra dhe as tjetra.
E dhimbshme me pa këtë tendencë të pushtetit me shtyp çdo fjalë dhe çdo mendim ndyshe. E frikshme!