Çitaku: Me aleatët tanë nuk duhet vetëm të komunikojmë, por edhe të koordinohemi
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka deklaruar se që nga shpallja e pavarësisë, Kosova sot po kalon ditët më të renda.
Çitaku përmes një postimi në Facebook ka thënë se me qëndrimet e Kryeministrit, Albin Kurti për menaxhimin e situatës këto ditët e fundit nuk po pajtohen.
“Megjithatë, për ne, si parti politke shtetndërtuese, Kosova vjen para kalkulimeve të ngushta elektorale. Në raport me Serbinë, ne nuk duam që Kryeministri i Kosovës të dështojë. Ne duam që me KM Kurti të debatojmë për krizën energjetike, për rritjen e çmimeve, për ligjin e pagave e për shumë e shumë çështje tjera. Në raport me politikën e jashtme, e posaçërisht në funksion të fuqizimit të Kosovës, ne të gjithë duhet të synojmë konsenzusin. Nuk duhet t’i replikojmë modelet e kaluara të opozitës”, ka shkruar Çitaku.
Nënkryetarja e PDK-së tutje ka thënë se nuk duhet vetëm komunikim me aleatët, por duhet që të koordinohen me ta, sepse sipas saj pa aleat e pa miq është e vështirë.