Çitaku, Kurtit: Kur të darkoni me Lajçakun, kujtoni qytetarët që iu kanë dhënë votën kundër “Zajednicës”
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Albin Kurti, i cili sot ka kërkuar nga opozita që kur të takojnë Escobarin të mendojnë se përball e kanë atë.
Në profilin e saj në “Facebook”, Çitaku ka shkruar se edhe Kurti kur të takohet me Lajçakun, le të paramendon që i ka përballë qytetarët që e kanë votuar për ta kundërshtuar Zajednicën.
“Kryeministri po i thotë opozitës “ Kur e takoni Escobarin, paramendoni që e keni Albin Kurtin përpara, e ja thuani qëto fjalë”. Kryeministër, PDK ka qëndrim konsistent për dialogun, dhe atë çfarë duhet ta përmbajë marrëveshja përfundimtare, njohjen reciproke. Ndërkohë, kur ju të darkoni me Lajçakun, paramendoni që i keni përballë qytetarët të cilët ua kanë dhënë votën. Po ata qytetarë të cilëve u keni thënë zëshëm ‘Zajednica nuk kalon’”, ka shkruar Çitaku.