Çitaku: Kemi ofruar kompromise tona, por kemi një kryetar partie që e refuzon idenë e bashkëpunimit - NACIONALE

Çitaku: Kemi ofruar kompromise tona, por kemi një kryetar partie që e refuzon idenë e bashkëpunimit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka komentuar para seancës së natës, që është planifikuar për tentativën e fundit të konstituimit të Kuvendit.

Ajo e ka akuzuar deputetin Albin Kurti për bllokimin e institucioneve të Kosovës, duke theksuar se situata mund të zhbllokohet vetëm nëse ai tregon gatishmëri për kompromis.

Çitaku shtoi se PDK ka ofruar mundësi për bashkëpunim, por siç tha ajo, udhëheqësit e Lëvizjes Vetëvendosje kanë refuzuar çdo mundësi për dialog.

“Kemi ofruar kompromise tona, por fatkeqësisht e kemi një kryetar partie që e refuzon idenë e bashkëpunimi”.

“Kosova dhe e ardhmja e saj është shumë më e rëndësishme se karriera e Albin Kurtit dhe Albulena Haxhiut”.

Lajme të ngjashme