Çitaku i reagon Kurtit: Serbia pro-aziatike? Ndalu Kryeministër se na bane horë - NACIONALE

Çitaku i reagon Kurtit: Serbia pro-aziatike? Ndalu Kryeministër se na bane horë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pasi që Kryeministrit i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Serbia është pro-aziatike.

Rreth kësaj Çitaku ka thënë se kryeministria ia ka dhënë Serbisë një tabor të paqenë, duke kërkuar nga ai që të ndalet.

Serbia Pro-Aziatike Kryeministër??!!! Ia dhe Serbisë një tabor të paqenë. A është Japonia aziatike? Korea e Jugut? Tajlanda?!!! Ndalu Kryeministër se na bane horë”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Kryeministri Kurti ka shkruar në Facebook se Kosova është shtet evropian, demokratik dhe pro-amerikan. Me këtë udhëheqje që ka, Serbia është autokratike, pro-aziatike dhe luftënxitëse.

Lajme të ngjashme