Chollet takoi edhe Listën Serbe, e përmendi përsëri themelimin e Asociacionit - NACIONALE

Chollet takoi edhe Listën Serbe, e përmendi përsëri themelimin e Asociacionit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, gjatë vizitës në Kosovës ka takuar edhe përfaqësuesit e Listës Serbe.

Takimi mes tyre është mbajtur në zyret e ambasadës amerikane në Kosovë. ku të pranishëm kanë qenë edhe emisari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Esocobar dhe ambasadori amerikan në Kosovë Jeff Hovenier.

Chollet siç ka bërë të ditur në Teitter, ka kërkuar nga ata që të kthehen në institucione.

Chollet gjithashtu në këtë shkrim ka thënë se vazhdojnë të kërkojnë formimin e Asociacionit në përputhje me Kushtetutën Kosovë.

Takimi informues me anëtarët e Listës Srpska. E vlefshme për të dëgjuar shqetësimet e të gjitha komuniteteve në Kosovë. Duhen serbët e Kosovës në institucionet e Kosovës. Ne vazhdojmë të theksojmë rëndësinë e një ASM në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.”, ka shkruar ai në Twitter.

Chollet në Kosovë është takuar me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin, Albin Kurti dhe liderët opozitarë.

Këshilltari i Blinkenit ka kërkuar që palët të rikthehen në dialog.

“Ne besojmë se jemi në një moment kritik. Ne besojmë se Kosova me Serbinë duke të angazhohen urgjentisht në dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian, i cili po punon drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve të përqendruara në njohjen reciproke.” – citohet të ketë thënë Chollet.

Në anën tjetër Zyra e Kryeministrit ka treguar se çfarë është biseduar në takim me Chollet.

“U diskutua edhe për procesin e dialogut, planin Evropian dhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. U theksua nevoja për angazhim aktiv dhe konstruktiv në dialog dhe për intensifikim të përpjekjeve drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke në qendër.” – bëhet e ditur mes tjerash.

Lajme të ngjashme