Chollet flet për propozimin e BE-së: Do të ketë në bazë njohjen reciproke mes Kosovës e Serbisë - NACIONALE

Chollet flet për propozimin e BE-së: Do të ketë në bazë njohjen reciproke mes Kosovës e Serbisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, pak ditë para ardhjes në Serbi, ka dhënë një intervistë për Zërin e Amerikës, ku ka folur për shumë çështje. Natyrisht, kryetema ishte dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

Z. Chollet ka theksuar se nuk duhet të ketë përsëritje të krizës që ngjau në veri muajt e fundit. Por, ajo që ra në sy ishte theksimi që i bëri z. Chollet propozimit të BE-së, duke i thënë se propozimi “do të ketë në bazë njohjen e ndërsjelltë”.

“Pikë së pari është e rëndësishme që të mos shohim një përsëritje të kësaj krize. Shumë tepër se ç’duhej nga energjia jonë është shpenzuar gjatë javëve të fundit për të shmangur përkeqësimin e krizës dhe përshkallëzimin e saj në diçka që askush nuk dëshironte ta shikonte, në dhunë. Në vend të kësaj, energjia diplomatike duhej përqëndruar tek e ardhmja e Kosovës dhe Serbisë, duhej diskutuar për propozimin për normalizim, që ka paraqitur BE-ja, që do të ketë në bazë njohjen e ndërsjelltë. Ky është drejtimi që Kosova dhe Serbia të arrijnë destinacionin e tyre euroatlantik. Por, fatkeqësisht acarimet e fundit, i kanë rritur tensionet në rajon dhe kanë zënë të gjithë kohën tonë. Është një lajm i mirë që e shmangëm këtë krizë. Ajo që nuk duam të shohim është një përsëritje të kësaj krize brenda disa javëve për diçka tjetër. Pra duam të lëvizim përpara tashmë dhe prandaj vajtja në rajon së shpejti, siç kam ndërmend të bëj së bashku me kolegët e mi, është një moment i mirë për t’u munduar për një fillim të ri për këtë përpjekje në vitin e ri.” – tha ai në VOA.

Lajme të ngjashme