Çfarë thanë sot amerikanët për raportin Kosovë-ShBA: Kurti i shkatërroi ato pa asnjë interes - NACIONALE

Çfarë thanë sot amerikanët për raportin Kosovë-ShBA: Kurti i shkatërroi ato pa asnjë interes

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Raportet e Kosovës me aleatin e saj qenësor, ShBA kurrë nuk kanë qenë më të lënduara. Madje, kriza ka shkuar aq larg, sa raportohet edhe për sanksione ndaj Kosovës. Politikanë e ish-politikanë, diplomatë e ish-diplomatë amerikanë tregojnë se raportet mes dy vendeve kanë marrë tatëpjetën në mënyrë të pashpjegushme. Çfarë thanë gjatë ditës amerikanët për Kosovën, derisa kryeministri Kurti iu përgjigj emisarit amerikan “sy për sy”?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “ndau” emisarin amerikan, Gabriel Escobar nga ShBA-të.

Kur SHBA-ja kërkon diçka në kuadër të marrëdhënieve bilaterale, ne nuk kemi kurrfarë dileme të themi po, mirëpo kur emisari amerikan kërkon diçka që ka të bëjë me raportet tona me Serbinë atëherë ne duhet të mendojmë mire”, deklaroi kryeministri Albin Kurti.

Gabriel Escobar

I ngarkuari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se kryeminsitrit Kurti nuk i është vendosur afat për t’i kthyer përgjigje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian në lidhje me kërkesat e tyre për de-përshkallëzimin e situatës në veri.

Nuk kam vendosur afat. Ajo që më është kërkuar në Prishtinë, ka qenë se cilët janë hapat e ardhshëm. Unë dhe z.Lajçak thamë se pas kësaj vizite, jam duke u pyetur të premten nga Shtëpia e Bardhë se çfarë po ndodhë, duhet të raportoj nëse ka progres, ai duhet të raportojë po ashtu. Nuk është afat, por ky është hapi i ardhshëm për mua, dhe bazuar në raportin tim, do të marrim disa vendime për të ecur përpara.” – tha ai.

Por, Escobar ishte më i prerë sa i përket çështjes së Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ku ai tha se do të ketë një të tillë me apo pa kryeministrin Kurti.

Pyetja e vetme është nëse me këtë qeveri të Kosovës apo me atë të ardhshme. Asociacioni është një kërkesë që Qeveria e Kosovës duhet ta përmbushë. Është e thënë në Marrëveshjen e Brukselit, në konkluzionet e Këshillit të BE-së dhe në Marrëveshjen e Ohrit. Nuk është marrëveshje mes Kurtit dhe Serbisë, por mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Escobar.

Daniel Fried

Ndërsa, Daniel Fried, ish-ndihmës i sekretarit amerikan i shtetit, ka thënë se ShBA asnjëherë nuk ka qenë kaq e acaruar me Kosovën.

Është e qartë që Kosova është duke i injoruar shqetësimet e Shteteve të Bashkuara dhe duke vepruar në një mënyrë që ne nuk e inkurajojmë. Unë kurrë nuk e kam parë administratën e SHBA-së kaq të zemëruar me Qeverinë e Kosovës, jo në këta 15 vjet që nga shpallja e pavarësisë”, tha Fried për Evropën e Lirë.

Unë nuk kam dyshim në supozimet e mia. Përndryshe nuk mund ta shpjegoj se përse ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, dhe Gabriel Escobar do të ishin aq të irrituar. Unë supozoj se ata i kanë arsyet e tyre. Unë supozoj se arsyet e tyre bazohen në injorimin që u bëri Kurti paralajmërimeve të tyre dhe në të konsideruarit e mbështetjes së SHBA-së si të mirëqenë - çfarë ka qenë gabim dhe e habitshme”, tha ai më tutje.

Madje, ai tha se Kurti i ka shkatërruar raportet me aleatin kryesor të Kosovës pa asnjë interes.

Por, pavarësisht kësaj, Kurti ka arritur t’i dëmtojë marrëdhëniet me SHBA-në për asnjë interes që unë mund ta identifikoj. Është mjaft shqetësuese. Unë nuk e kam parë kurrë Qeverinë amerikane kaq të zemëruar me Qeverinë e Kosovës”, deklaroi Fried.

Richard Grenell

Gjatë dites së sotme janë raportuar një numër sanksionësh që mund të pasojnë për Kosovën nga ShBA dhe BE. Një informacion të tillë e ka konfimuar Richard Grenell, ish-përfaqësues special i ish-presidentit amerikan Donal Trump.

Grenell ka shkruar se i ka parë pasojat e mundshme, duke thënë se nuk janë të hijshme.

Kurti nuk e kupton se çfarë po ndodh me Kosovën. Komuniteti ndërkombëtar i ka dhënë atij një afat deri të premten për t'iu përmbajtur angazhimeve që vendi i tij ka marrë më parë. Miqtë e mi në Kosovë duhet të përgatiten për pasoja të rënda nëse Kurti nuk pajtohet. Unë i kam parë pasojat dhe nuk janë të hijshme” – shkroi Grenell.

Lajme të ngjashme