Çfarë e shkaktoi tërmetin fillestar? - NACIONALE

Çfarë e shkaktoi tërmetin fillestar?

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Korja e Tokës përbëhet nga copa të veçanta, të quajtura pllaka, që vendosen pranë njëra-tjetrës.

Këto pllaka shpesh përpiqen të lëvizin, por parandalohen nga pllaka tjetër fqinje. Por ndonjëherë, presioni rritet derisa njëra pllakë tërhiqet papritmas, duke bërë që sipërfaqja të lëvizë.

Në këtë rast, ishte pllaka arabe që lëvizte drejt veriut dhe punonte kundër pllakës së Anadollit.

Fërkimi nga pllakat ka qenë përgjegjës për tërmetet shumë të dëmshme në të kaluarën.

Më 13 gusht 1822, ai shkaktoi një tërmet me magnitudë 7.4 ballë, dukshëm më pak se 7.8 ballë i regjistruar sot.

Megjithatë, tërmeti i shekullit të 19-të rezultoi në dëme të mëdha në qytetet e zonës, me 7,000 vdekje të regjistruara vetëm në qytetin e Alepos. Pasgoditjet e dëmshme vazhduan për gati një vit, pas datës kur kishte ndodhur termeti. /Nacionale/

Lajme të ngjashme