Cenimi i fshehtësisë së votimit nga njerëzit e VV-së, prokuroria nis hetimet: Do të ndalojmë keqpërdorimin e votës së lirë - NACIONALE

Cenimi i fshehtësisë së votimit nga njerëzit e VV-së, prokuroria nis hetimet: Do të ndalojmë keqpërdorimin e votës së lirë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Disa veprime të njerëzve të VV-së në diasporë janë parë si akte që cenojnë fshehtësinë e votimit, një prej parimeve themelore të zgjedhje.

Kjo ka bërë që Prokuroria e Shtetit të veproi. Përmes një njoftimin për media, prokuroria ka bërë me dije se është angazhuar në mbrojtjen e votës së lirë për qytetarët e Kosovës.

Në njoftimin është thënë se ka raste të dyshuara në drejtim të veprës penale “Cenimi i fshehtësisë së votimit”.

Në kuadër të këtij angazhimi dhe pas pranimit të informatave se ka raste të dyshuara në drejtim të veprës penale “Cenimi i fshehtësisë së votimit”, nga neni 215 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës të ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore. Prokurori i Shtetit do të ndalojnë çdo qytetarë që në çfarëdo mënyre do të tentojnë apo ndikojnë në keqpërdorimin e votës së lirë të sovranit dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë me Prokurorin e Shtetit, duke i përcjellë në prokurori informatat që kanë lidhur me keqpërdorimin e votës së lirë të sovranit”, është thënë në njoftimin e Prokurorisë.

Dje, në rrjete sociale është shpërndarë një fotografi e një qytetari nga diaspora, i cili identifikohet si njeri i VV-së, me disa fletëvotime në duar dhe bën thirrje të votohet partia në pushtet.

Një fotografi e tillë është shpërndarë edhe nga anëtari i PDK-së në KQZ-së, Ilir Gashi, i cili e ka ftuar prokurorinë të reagoi.

Kjo është vepër penale. Prokuroria duhet qysh sonte të caktojë prokurorin e rastit! Kjo rrezikon të gjithë kontigjentin e votave me postë nga diaspora. Ky person duhet hetuar dhe ndjekur për cënim të procesit zgjedhor”, ka shkruar Gashi në profilin e tij në “Facebook”.

Raportimi i Nacionales

Para një jave, gazeta Nacionale ka raportuar për këtë fenomen. Një ditë pasi ka filluar procesi i votimit për votuesit e regjistruar me postë, partia në pushtet kishte filluar përpjekjet për të ndikuar kundërligjshëm në këtë proces.

Përkrahësit e VV-së në Zvicër kishin publikuar një video, përmes së cilës u bëhet thirrje votuesve të regjistruar që të dielën me 12 janar, nga ora 10:00 deri në orën 18:00 të shkojnë në adresën “Chemin du Champ-des-Filles 19, 1228 Plan-les-Ouates”.

Në këtë video, votuesve ju tregohet se çka duhet të kenë me vete.

Merre deftesën e regjistrimit dhe eja voto. Ne jemi këtu për t’iu ndihmuar rreth procesit dhe ju furnizojmë me materialin e duhur për të votu”, thuhet në këtë video.

Kjo video përfundon me mesazhin e njohur të Vetëvendosjes: “Nga çdo cep i botës ku je, hidhe votën për atdhe”.

Kjo video është shpërndarë edhe nga Yllka Kurteshi, e cila duket se është e afërt anëtarin të VV-së në KQZ, Sami Kurteshi, dhe ish-deputetit të VV-së Ismajl Kurteshi.

Këtij të fundit, në postim në profilin e saj në “Facebook”, Yllka Kurteshi i drejtohet me “Baci Ismajl Kurteshi”.

Gazeta kishte raportuar se një veprim i tillë ishte në kundërshtim me ligjin.

Pas raportimit të gazetës Nacionale, kishte reaguar edhe KQZ-ja. Anëtaret e opozitës në KQZ e kishin kritikuar një praktikë të tillë, duke thënë se një gjë e tillë është në kundërshtim me ligjin, kurse dy zyrtarët e VV-së në KQZ e kishin mohuar një gjë të tillë.

Lajme të ngjashme