VV-ja po organizon plotësimin e fletëvotimeve nëpër kafiteri të Gjenevës: A po cenohet fshehtësia e votës së diasporës? - NACIONALE

VV-ja po organizon plotësimin e fletëvotimeve nëpër kafiteri të Gjenevës: A po cenohet fshehtësia e votës së diasporës?

2 javë më parë

nga NACIONALE

Një ditë pasi ka filluar procesi i votimit për votuesit e regjistruar me postë, partia në pushtet ka filluar përpjekjet për të ndikuar kundërligjshëm në këtë proces.

Përkrahësit e VV-së në Zvicër kanë publikuar një video, përmes së cilës u bëhet thirrje votuesve të regjistruar që të dielën me 12 janar, nga ora 10:00 deri në orën 18:00 të shkojnë në adresën “Chemin du Champ-des-Filles 19, 1228 Plan-les-Ouates”.

Në këtë video votuesve ju tregohet se çka duhet të kenë me vete.

Merre deftesën e regjistrimit dhe eja voto. Ne jemi këtu për t’iu ndihmuar rreth procesit dhe ju furnizojmë me materialin e duhur për të votu”, thuhet në këtë video.

Kjo video përfundon me mesazhin e njohur të Vetëvendosjes: “Nga çdo cep i botës ku je, hidhe votën për atdhe”.

Kjo video është shpërndarë edhe nga Yllka Kurteshi, e cila duket se është e afërt anëtarin të VV-së në KQZ, Sami Kurteshi, dhe ish-deputetit të VV-së Ismajl Kurteshi.

Këtij të fundit, në postim në profilin e saj në “Facebook”, Yllka Kurteshi i drejtohet me “Baci Ismajl Kurteshi”.

Kjo praktikë është në kundërshtim me rregullat ligjore në fuqi.

Një veprim i tillë mund të cenojë rënë fshehtësinë e votës.

Kjo për faktin se për t’u organizuar votimi në një vendvotim në Republikën e Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet t’i merr parasysh dhjetëra kërkesa ligjore.

Në mesin e tyre është edhe ruajtja e fshehtësisë së votës.

Për këtë arsyeje në çdo vendvotim, KQZ-ja vendos kabina të votimit, ku qytetarët mund të votojnë duke ruajtur fshehtësinë e votës.

Kodi Penal i Republikës së Kosovës parasheh dënime të ashpra për ata që cenojnë fshehtësinë e votës.

Në neni 215, ku parashihet cenimi i fshehtësisë së votimit, thuhet se kushdo që në zgjedhje ose në referendum cenon fshehtësinë e votimit, dënohet me burgim deri në gjashtë (6) muaj.

Udhëzuesi i KQZ-së nuk parasheh që partitë të ndihmojnë në proces

Komisionin Qendror i Zgjedhje ka publikuar edhe një udhëzues për votim, i cili ka për qëllim t`i ndihmojë qytetarët në procesin e votimit.

Udhëzues i KQZ-së për mënyrën e votimit, nuk përmend askund subjektet politike si adresa se ku mund të marrin udhëzime për të votuar.

KQZ-ja ka dhënë vetëm numrat e këtij institucioni si adresë ku votuesit mund të marrin informacionet.

“Për ndihmë apo më shumë informata kontaktoni linjën ndihmëse të KQZ-së në ËhatsApp dhe Viber: +383 46 61 00 61”, thuhet në informacionet e shpërndara nga KQZ.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Qeveria Kurti prej shpalljes së zgjedhjeve ka filluar përpjekjet për të ndikuar në procesin zgjedhor jashtë vendit.

Përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme të Diasporës, Qeveria Kurti është munduar t`i marrë kompetencat e KQZ-së për organizimin e zgjedhjeve jashtë vendit, por një gjë e tillë është kundërshtuar nga KQZ-ja,

Lajme të ngjashme