"Çele guri gojën" - kryeministri i ikë pyetjes së gazetarit të Nacionales për deklaratat e Haki Abazit - NACIONALE

"Çele guri gojën" - kryeministri i ikë pyetjes së gazetarit të Nacionales për deklaratat e Haki Abazit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar t'u përgjigjet pyetjeve të gazetarit të Nacionales, Vullnet Krasniqi.

Ky i fundit, e priti shefin e ekzekutivit për të marrë një opinion të tij rreth deklaratave të Haki Abazit, por që nuk pranoi asnjë mesazh.

Madje, Kurti ishte aq i shpejtë sa dukej në një garë vrapimi.

Haki Abazi ka trazuar opinionin publik sot pasi implikoi edhe kryeministrin Kurti në rastin e zhdukjes së mostrave të aktivistit të ndjerë, Astrit Deharin.

Por, deputeti për këtë rast ka dhënë edhe përshkrim shumë interesant.

Sipas tij ekzistojnë video-inçizime dhe që e konfirmojnë identitetin e personit/personave që i zhdukën mostrat e rastit Dehari.

Aktivisti Astrit Dehari kishte vdekur në rrethana të dyshimta në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Ai thotë që ka bërë një hulumtim dhe se ka shtruar pyetje e diskutime në lidhje me rastin, çka kishte sjellë edhe anatemimin dhe shkarkimin brenda Vetëvendosjes.

Lajme të ngjashme