Çelaj i PDK-së: Më mirë korrigjim të kufijve se Asociacion
Anëtari i këshillit drejtues të PDK-së, Lirak Çelaj ka dhënë versionin e tij sa i përket negociatave me Serbinë.
Sipas tij, një përqendrim i Kurtit te korrigjimi i kufijve mbase do të ndikonte te heqja e disa barrierave që po penalizojnë funksionimin e shtetësisë.
Tutje, Çelaj shtoi se përveç kryeministrit, pozicion duhet të ndryshojë i gjithë spektri politik.
“Kryeministri, por edhe i gjithë spektri politik duhet të zhvendoset prej pozicionit të kundërt që ka qenë. Sepse një korigjim i kufijve do ta hiqte Asociacionin nga loja, dhe në njëfarë mënyre do të realizohet një reciprocitet, këmbim i territoreve të atyre me shumicë serbe e shqiptare që janë në kufi me njëra tjetrën.
Në këtë formë do të hiqeshin disa gjëra, Asociacioni e të tjera që po e pengojnë funksionazimin e shtetësisë. Pra, në kto rrethana që jemi do të ishte mirë një korrigjim i kufirit”, deklaroi Çelaj në Info10.
