Çeku: Terroristët shkaktuan dëme jo të vogla në Manastirin e Banjskës
Hajrullah Çeku, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, është deklaruar në lidhje me pasoja që sulmi terrorist la në Manastirin e Banjskës, ku grupi terrorist supozohet se hyri dhunshëm.
Në fjalën e tij, Çeku vlerësoi se terroristët kanë shkaktuar dëmë jo të vogla në strukturën e Manastirit të Banjskës.
“Për dijeni të të gjithëve, Manastiri i Banjskë u ndërtuar në pjesë e parë të shekullit XIV mbi rrënojat e një kishe të vjetër, të hershme, paleokristian, teksa supozohej se në atë vendbanim gjendej edhe një vendbanim antik romak, pasi që aty janë gjetur shkrime të periudhës romake. Terroristët kanë shkaktuar dëme jo të vogla në strukturën e këtij Manastiri.” – deklaroi Çeku.
“Besojë thellë që qëllimi i pjesëtarëve të këtij grupi dhe urdhërdhënësve të tyre kanë qen që përveç dëmtimit fizik, të dëmtohen edhe marrëdhëniet ndëretnike dhe ndërfetare në Kosovë.” - shtoi Çeku.