Çanak pyet shtetin serb: A do ta dorëzoni Radojçiqin, apo do të na lini pengje të sanksioneve si me Karaxhiqin e Mlladiqin? - NACIONALE

Çanak pyet shtetin serb: A do ta dorëzoni Radojçiqin, apo do të na lini pengje të sanksioneve si me Karaxhiqin e Mlladiqin?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nenad Çanak, ish-deputet në Parlamentin e Serbisë, ka reaguar në lidhje me sulmet terroriste ndaj Kosovës nga një formacon paramilitar të udhëhequr dhe organizuar nga Millan Radojçiq, ku ky i fundit edhe vet pranoi personalisht se qëndron prapa sulmeve.

Çanak përmes një cicërime në Twitter ngriti pyetjen se a do ta dorëzojë shteti serb Radojçiqin, apo do ta fus vendin “peng të sanksioneve” si me gjeneralin famëkeq serb dhe kriminelin e dënuar të luftës, Ratko Mladiq si dhe ish-liderin politik të Republika Srpska po ashtu krimine të dënuar të luftës, Radovan Karaxhiq.

Kam një pyetje: Shteti i Serbisë a do ta dorëzojë Milan Radojçiqin te autoritetet në Kosovë për hetim dhe gjykim në lidhje me vrasjen e policit (dhe krimet të tjera). A do të mbetemi pengje të Radojçiqit siç ishim pengje të sanksionuara prej Karaxhiqit dhe Mlladiqit me vite të tëra”, ka shkruar Çanak.

Lajme të ngjashme