"Nëse ish kanë i sinqertë": Buzhala pret që Albin Kurti të kërkojë falje - NACIONALE

"Nëse ish kanë i sinqertë": Buzhala pret që Albin Kurti të kërkojë falje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Prej kohës kur Albin Kurti u ul në kolltukun e kryeministrit, mediet me shoqërinë civile duhej të ‘shtireshin’ sikur ajo që kishte ndodhur, nuk kishte ndodhur. Duhej të silleshin sikur ato që Kurti i kishte thënë, nuk i kishte thënë. Berat Buzhala ka propozuar një zgjidhje për problemin, dhe ka rrëfyer – me fjalët e tij – nevojën për atë zgjidhje.

Kryeministri i Kosovës ka shkelur shumë e shumë qëndrime politike të thëna publikisht. Ndër më të rëndësishmet, pa dyshim se ishin edhe ato që kishin të bënin me raportet me Serbinë (dialogun, marrëveshjen finale, marrëveshjet e Brukselit dhe të tjera).

Fatkeqësisht, ai nuk ka arritur asnjëherë që t’i adresojë para popullit këto shkelje qëndrimesh.

“Unë po bëj një pranim minimal të realitetit, për ndryshimin maksimal të tij,” - ishte shprehur Kurti, pas arritjes së marrëveshjes për zbatimin e udhërrëfyesit për marrëveshjet e nënshkruara nga Hsahim Thaçi dhe Isa Mustafa për Energjinë në Bruksel.

Në episodin e XVII të Ditarit të Buzhalës është shtruar një çështje e rëndësishme për publikun: kërkesa për një kërkim-falje.

“Ti i fiton zgjedhjet, ty të kanë mandatu 51 për qind – edhe ti thu prioritet i qytetarëve nuk është dialogu me Serbinë, së këndejmi arritja e marrëveshjes me Serbinë [por është] punësimi dhe drejtësia. Tash, këta duhet me përmbys: nuk mundesh me pasë punësim të shëndosh dhe drejtësi të mirëfilltë pa u zgjidh ky problem me Serbinë,” – thotë Buzhala.

Ai fton kryeministrin që të kërkojë falje, në të mirë të debatit publik në vend.

“Ky duhet me kërku falje, nëse ish kanë - që kish me thanë Behgjeti i sinqertë – që bojnë kompromise e i nënshtrohen presionit. Ose i duhet me thanë, s’e kanë pasë shumë sinqerisht, ose s’e kena ditë se çka është presioni.” – shton ai.

Kurti do të mbajë një tjetër takim në Bruksel me presidentin serb Aleksandër Vuçiq më 18 gusht, siç konfirmoi për Nacionalen Peter Stano nga Bashkimi Evropian.

Lajme të ngjashme