Buzhala: Nëse s'e dini foljen "filloj", pak ka gjasa që ju me reformu sistemin arsimor
Gjatë ditës së djeshme u publikua edhe episodi i radhës i Ditarit të Buzhalës, prodhim i Gazetës Nacionale.
Temë kryesore ishte kritika e madhe që i është bërë kreut të SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, nga eksponentë të VV-së.
Këta të fundit shpeshherë kanë hedhur "baltë" mbi të parin e sindikalistëve arsimorë, madje duke lënë prapa edhe problemet e veta që kanë me nivelin e përgatitjes.
Kjo është parë edhe nga fushata e filluar pikërisht nga ata: "mësimi duhet të filloi", që në thelb është e gabuar, pasi folja s'i përket kohës së përzgjedhur, pasi konteksti flet për të tashmen, kurse folja në këtë rast është e së kryerës së thjeshtë.
Forma e saktë është: mësimi duhet të fillojë, frazë e kjo e qëlluar vetëm herën e tretë.
Autori Buzhala kritikoi këtë fushatë, duke thënë se nëse nuk e dinë një gjë të tillë, pak ka gjasa që këta njerëz ta reformojnë sistemin arsimor.
"Nëse nuk e din me shkru këtë gjë, që është bazike, pak ka gjasa që me të besu se e ke seriozisht reformimin e sistemit arsimor. Prej të trija formave se si ka mundur të shkruhej kjo, patjetër se njëra është e saktë. Nëse janë tre persona, të tretë të padijshëm, njëri e qëllon. Probabiliteti është ashtu", tha fillimisht Buzhala.
Gjithashtu, gazetari kujtoi faktin se nëse disa prej njerëzve të VV-së janë shkolluar jashtë, nuk do të thotë se të gjithë janë, aq më tepër nuk do të thotë se janë edhe të ditur.

"Ia nisën edhe fushatën në emër të mësimit, me persona të shkolluar jashtë shtetit. Nejse, disa prej tyre janë të shkolluar jashtë shtetit, mirëpo gjuhën shqipe nuk e patën më të mirën në botë. Këta që bërtasin për analfabetizëm, e më i zëshmi prej tyre ka qenë z.Dimal Basha".
Jo vetëm kaq. Sipas Berat Buzhalës, e gjithë kjo gjuhë e këtyre eksponentëve dhe aktivistëve po bëhet me qëllim që ta plotësojnë "epshin politik" të militantëve, ndërsa nuk është se po prodhojnë rezultat.
Këtu, ai përmendi sakrificën që e bën Jasharaj duke udhëtuar nga Peja në Prishtinë, duke përfaqësuar në mënyrën më të mirë mësimdhënësit, kurse deputetë që kanë të kaluar të dobët akademike e apostrofojnë atë si analfabet funksional.
"Për m’i ushqy impulsat e ulëta të militantëve, pra si ta sheh, rrahmanave, hashimave, kjo është për me trajtu dikë si nënqënie. Fakti që është i vjetër e që s’i ka kushtet për m’i rregullu dhëmbët, që udhëton me autobus Pejë – Prishtinë, nuk e bën Rrahmanin qenien më të parëndësishme në vendin tonë. E Dimali i ka pasë dhënë zor shumë, madje e kritikoi edhe Rrahman Jasharin si analfabet, por ta shohim kush është analfabet", vazhdoi ideatori i Ditarit, duke komentuar më pas edhe dëftesën e vitit të tretë të shkollës së mesme të Bashës, lajm ky që mori dhenë të dielën që lamë pas.
Siç edhe mund ta shihni, në pjesën e epërme gjeni episodin e plotë, kurse më poshtë pjesa e zgjeruar në tekstin repsektiv. Shikim të këndshëm.

