Buzhala: Mafia energjetike nuk ka brina, duket kështu, me Martina e me Nagipa - NACIONALE

Buzhala: Mafia energjetike nuk ka brina, duket kështu, me Martina e me Nagipa

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Përderisa Prokuroria Speciale tashmë ka njoftuar për arrestimin e drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, nën dyshimin për kryerjen e veprave; “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” , “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Konflikti i interesit”, gazetari Berat Buzhala, përmes një video të publikuar e ka komentuar gjithë situatën.

Duke e cilësuar fillimisht Krasniqin si një njeri të kryeministrit Kurti, Buzhala ka kujtuar edhe Martin Berishajn.

“E ka marrë Albini, ka thënë këtë Nagipin e du këtu. E ka instalu si burmak në KEK, edhe Martinin, e dini rastin e Martinit,”- është shprehur Buzhala.

Tutje ai ka thënë se, KEK-u është i vetmi sektor në të cilin tash e dy vite nën qeverisje të Kurtit ka qarkullim parash, prandaj është edhe sektori ideal për vjedhje.

“Çka ka bo Albin Kurti, ka thënë nuk e kena ndërmend me vjedh në rrugë. I vetmi sektor në dy vjet qeveri që ka qarkullu parë, është kanë KEK-U, është kanë blerja e rrymës. Krejt tjerat i kanë ndalë, nuk është punu në rrugë, nuk është punu në infrastrukturë. Veç një damar i madh financiar, që janë dhënë qindra miliona euro, që ka funksionu është kanë KEK-u. Në KEK Albin Kurti i ka qitë dy njerëz të vet. Njanin pa letra, njanin me letra. Martinin pa letra po me parë, Nagipin me letra edhe me pare,”- ka thënë Buzhala.

Ndërsa ka vazhduar duke bërë shaka me kërkesën e Krasniqit që të mos i hapet dera për bastistje nën arsyetimin se ishte i sëmurë, Buzhala tregon rëndësinë e KEK-ut.

“Kosova A i ka pesë blloqe, Kosova B i ka dy blloqe B1 edhe B2. Kosova B prodhon më shumë, ka kapacitet më shumë, është më moderne i prodhon deri në 400 megavat orë energji elektrike,”- thotë ai.

Më tej, duke e quajtur bllokun Kosova A një dinosaur, (për shkak të vjetërsisë), Buzhala tregon se ky bllok nuk gjeneron shumë rrymë, por gjeneron shumë pare.

“Kosova A me fjalë të tjera, për çka do të arresohet Nagip Krasniqi, është si një kerr i vjetër, si me pasë Lladën hala a GOLF 2, kërkohet me shti shumë pare nonstop,”- ka thënë Buzhala. E teksa vazhdon të tregojë historinë e KEK-ut që ka nisur me korrupsion, ai tutje tregon se si edhe kryeministri ka vendosur të përfitojë nga ky sektor.

“Albin Kurti vendosi me kapë se ka qenë i vetëdijshëm sa parja mundet me kalu knena. E boni ni sen që s’e ka bo kërkush para tina. Tha kena me i ble nja 100 milionë euro rrymë për shkak të krizës energjietike. Por rrymën s’ka me ble KEDS-i po KEK-u. Në këtë rast është dashtë turqt me ble rrymën, po Albini s’ka dashtë me ua dhënë paret turqve se s’kish mujt me kontrollu, ia dha paret KEK-ut. E komplikoi, jo që nuk edin punën po për shkak se ka pare të madhe. E kanë mësu, e ka mësu Nagipi e ka mësu Martini,”- është shprehur Buzhala.

Lajme të ngjashme