Bushati: Me planin evropian Kosova fiton njohje implicite nga Serbia
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Ditmir Bushati është deklaruar rreth takimit të djeshëm në Bruksel.
Në një prononcim dhënë Euronews Albania, Bushati ka komentuar këtë marrëveshje të pranuar nga palët, duke thënë se aty brenda është njohja implicite.
Kjo pasi, sipas tij, në marrëveshje ka disa elemente pozitive, pasi për herë të parë flitet për reciprocitetin e integritetin.
“Plani ka disa elementë mjaft pozitivë, sepse për herë të parë flitet për reciprocitetin, pranohet integriteti dhe sovraniteti territorial i Kosovës, për pandryshueshmërinë e kufijve. Natyrisht, njohja e pasaportës kosovare, njohja e simboleve të Kosovës janë elementë që flasin për një njohje implicite”, theksoi ai.
Ndër tjerash, Bushati pohoi faktin që ka mungesë informacionesh dhe se duhet pritur për të mësuar detajet, apo aneksin e këtij plani.
“Mendoj që është një hap përpara në një proces të gjatë dhe sfidues që ka lidhje me normalizmin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ne jemi njohur vetëm me tekstin e planit evropian, por ende nuk dimë detajet që duhet të përbajë aneksi i këtij plani dhe mekanizmi i implementimit”.
