Bulliqi shprehet i bindur se Qeveria nuk po e favorizon atë dhe komunat tjera të VV-së
Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka kundërshtuar kritikat se pushteti po i favorizon komunat që udhëheqen nga Vetëvendosje.
Ai për Ekonomia Online ka thënë se ndarjet buxhetore bëhen barabartë për të gjitha komunat dhe se nuk ka favorizime për komunat që kryetarët janë nga VV-ja.
Bile ai ka thënë se Podujeva ka buxhet solid.
“Kjo nganjëherë krijon edhe keqkuptime edhe krijohet përshtypja që ka dallime përndryshe vërehet një ndarje e barabartë e buxhetit dhe sigurisht që ndonjë projekt edhe mund të jetë ma pak ose më tepër por këto gjëra gjithmonë kanë ndodhur në ndarjet buxhetore,” – theksoi ai.
“Buxheti i komunës së Podujevës këtë vit është diku rreth 27.5 milionë euro, një buxhet solid i cili besoj që po arritëm ta shfrytëzojmë ashtu si duhet do të na zgjedh problemin e zgjedhjes së një numri projektesh për qytetarë”.
Më tej, ai ka folur edhe për rrugën Prishtinë-Podujevë.
“Rruga Prishtinë-Podujevë nuk është rrugë që ju zgjedh problemin vetëm qytetarëve të Podujevës për arsye që është një rrugë nacionale në për të cilën kalohet një numër i madh i mërgatës sonë, prandaj edhe më tepër i shtohet rëndësia e realizimit sa më të shpejt të këtij projekti. Sigurisht që jemi shumë të kënaqur që ky projekt veç ka marr rrugëzgjidhje dhe shpresojmë që të hec proceduar ashtu siç është më së miri dhe të zgjidhen operatorët të cilët janë të respektuar dhe do ta kryejnë punën ashtu siç duhet.” – ka thënë ai.
