Bulevardi 18 milionësh në Gjilan: Albin Kurti dhe Alban Hyseni rrokën kacinë pa konsultuar institucionet e trashëgimisë kulturore [Dok] - NACIONALE

Bulevardi 18 milionësh në Gjilan: Albin Kurti dhe Alban Hyseni rrokën kacinë pa konsultuar institucionet e trashëgimisë kulturore [Dok]

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Tri ditë më parë, kryeministri në detyrë Albin Kurti, vizitoi Gjilanin për të nisur disa projekte, mes tyre, edhe fillimin e punimeve në Bulevadrin e qytetit, një investim prej 18 milionë eurosh. Por, Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore (në kuadër të Ministrisë së Kulturës), ia ka dërguar një letër kryetarit të Gjilanit Alban Hyseni, ku i tregon se ‘punët aty nuk mund të bëhen krye në vete…”. Kështu, gurthemeli në Bulevardin e Gjilanit, ku kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e vendosi ‘një kaci zallë’, mund të hiqet prapë.

***

Një investim prej 18 milionë eurosh në Bulevardin e qytetit të Gjilanit, projekt në të cilin edhe kryeministri Albin Kurti e vendosi një ‘kaci zallë’, mund të ndalojë punën përkohësisht.

Kjo, sepse Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore, nëpërmjet një shkrese, ka njoftuar kryetarin e komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, se ‘punimet në atë zonë, nuk duhet të zhvillohen pa konsultim paraprak’ me institucionet përkatëse (si kjo Qendër që operon në kuadër të Ministrisë së Kulturës’.

Duke qenë se pranë këtyre ndërtesave do të ndërtohet edhe bulevardi i ri i qytetit, ju lutemi të keni parasysh hartën e bashkëngjitur me kufijte e propozuar për perimetrin dhe zonën mbrojtëse.

Në këtë zonë, ndërhyrjet dhe punimet nuk duhet të zhvillohen pa konsultim paraprak me institucionet e trashëgimisë kulturore, në mënyrë që të ruhet autenticiteti dhe integriteti i këtyre ndërtesave” – thuhet në shkresën e kësaj Qendre, dërguar në adresë të Alban Hysenit.

Qendra njofton komunën e Gjilanit, se pas procesit të verifikimit dhe miratimit, mund të fillojë punë aty.

Në përfundim, pasi ky proces do të kalojë disa faza verifikimi dhe miratimi, QRTK – Gjilan do t’ju mbajë të informuar për vendimin përfundimtar të institucioneve kompetente për trashëgiminë kulturore lidhur me statusin e këtyre ndërtesave” – thuhet në shkresë.

Përndryshe, siç thotë letra, në të kundërtën Inspektorati mund të ndërmarrë veprimet ligjore.

“Në të kundërtën, çdo punë që zhvillohet pa autorizim nga institucionet e trashëgimisë kulturore përbën shkak për njoftimin e Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore, i cili do të ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore” – thuhet në letër. (Shih dokumentin më lart)

“Sipas Rregullores Nr. 11/2022, çdo veprimtari brenda kufijve të zonës mbrojtëse, deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga institucionet kompetente, është e ndaluar dhe çdo shkelje do të raportohet për veprime të mëtejshme në Inspektoratin e Trashëgimisë Kulturore për veprime të mëtejme” – thuhet tutje.

Tri ditë më parë, kryetari i komunës së Gjilanit Alban Hyseni, priti kryeministrin në detyrë Albin Kurti, për të marrë pjesë në fillimin e punimeve të këtij projekti që e quan ‘më të madhin në historinë e Gjilanit’.

Sot, së bashku me Kryeministrin Albin Kurti, deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe bashkëpunëtorë, nisëm punimet për projektin më të madh kapital në historinë e qytetit tonë – Bulevardin e Qytetit, me investim prej 18 milionë euro.Ky bulevard do të ketë 450 metra gjatësi, rreth 30 mijë metra katror hapësirë publike, 500 parkingje nëntokësore si dhe objektin e ri të administratës komunale me sipërfaqe prej 8,700 metra katror” - do të njoftonte Hyseni.

Për projektin, po atë ditë ka shkruar edhe Albin Kurti ku ia kishte bashkangjitur një video me pamjet ku shihej vetë ai, duke vendosur gurthemelin e këtij projekti.

Aty përfshihet ndërtimi i nënkalimit nga Stacioni i Autobusëve deri te objekti aktual i Komunës, pastaj ndërtimi i parkingut nëntokësor në dy nivele me rreth 500 vendparkime, si dhe ndërtimi i objektit të ri pesëkatësh të Administratës Komunale në një hapësirë prej 8,600 metra katrorë. Me vlerë prej 18 milionë euro, ky është prej projekteve më të mëdha kapitale ndonjëherë në këtë komunë” - shkruante Kurti.

Lajme të ngjashme