Britania: Rusët futin trajnime ushtarake në shkolla, studentët do të qëllojnë AK-47 dhe do të hedhin bomba - NACIONALE

Britania: Rusët futin trajnime ushtarake në shkolla, studentët do të qëllojnë AK-47 dhe do të hedhin bomba

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Ministria Britanike e Mbrojtjes shkruan sot se si po përgatiten reformat në sistemin arsimor rus. Britanikët shkruajnë se rusët do të prezantojnë trajnimin bazë ushtarak përmes kursit Bazat e Sigurisë së Jetës, kështu që studentët do të trajnohen me kallashnikovë dhe bomba.

“Në javët e fundit, Ministria Ruse e Arsimit ka dhënë më shumë detaje mbi futjen e një plani të shpallur më parë për të përfshirë trajnimin bazë ushtarak në kurrikulën e shkollës së mesme ruse”, shkruajnë britanikët.

Lënda, shtuan ata, do të quhet Bazat e Sigurisë së Jetës. Në kuadër të kësaj lënde, studentët do të kenë trajnime me pushkë sulmi nga seria AK, kallashnikovët e njohur. Ata gjithashtu do të mësojnë se si të trajtojnë granatat e dorës.

“Mësimi do të bëhet i detyrueshëm nga 1 shtatori 2023. Përveç kësaj, në dhjetor 2022, Ministria e Shkencës dhe Arsimit të Lartë shpalli programin e Stërvitjes Bazë Ushtarake për studentët e universitetit”, shtuan britanikët.

Britanikët paralajmërojnë se atmosfera në Rusi po militarizohet gjithnjë e më shumë. Kjo lëvizje e re, thonë ata, është në gjurmët e asaj që ekzistonte në Bashkimin Sovjetik. Trajnime të ngjashme kanë ekzistuar gjatë BRSS dhe zgjatën deri në vitin 1993, kur u shfuqizuan ato. /Nacionale/

Lajme të ngjashme