Britania nis hetim rreth dyshimeve për vrasje jashtëgjyqësore nga trupat britanike në Afganistan - NACIONALE

Britania nis hetim rreth dyshimeve për vrasje jashtëgjyqësore nga trupat britanike në Afganistan

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një gjykatës në Mbretërinë e Bashkuar nisi të mërkurën një hetim të pavarur rreth dyshimeve për dhjetëra vrasje jashtëgjyqësore nga trupat britanike në Afganistan.

Duke folur para gazetarëve në Londër, gjykatësi Haddon-Cave, udhëheqës i hetimit, bëri thirrje që kushdo që ka dëshmi për këto raste, të paraqitet tek autoritetet, raporton agjencia “Anadolu”.

Është “kritike” që ata që e kanë shkelur ligjin, të drejtohen tek autoritetet “për reputacionin e forcave të armatosura dhe të vendit”, tha gjykatësi, duke iu referuar pretendimeve “jashtëzakonisht serioze” për më shumë se 50 vrasjeve jashtëgjyqësore nga ushtarët e Shërbimit Special Ajror (SAS) në Afganistan.

“Ose pretendimet janë të pavërteta, ose nëse disa prej tyre janë të vërteta, atëherë ushtria dhe vendi mund ta mbajnë kokën lart dhe të thonë se i kanë shikuar ato në mënyrën e duhur dhe të plotë. Përfundimisht, ka të bëjë me reputacionin”- shtoi gjykatësi Haddon-Cave.

Në dhjetorin e vitit të kaluar, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së bashkuar dha urdhër për fillimin e një hetimi të pavarur, pasi në një dokumentar të BBC-së u raportua se ushtarët e Shërbimit Special Ajror kishin vrarë dhjetëra njerëz gjatë bastisjeve të kryera nga një skuadron i SAS-it në Helmand në vitet 2010 dhe 2011.

“Do t’i bëja thirrje kujtdo, që ka ndonjë informatë apo material, për të cilin ai mendon se mund të jetë relevant për hetimin, i lutem që të kontaktojë me ekipin hetues, sa më shpejt që është e mundshme”- tha Haddon-Cave.

Lajme të ngjashme