"Bravo" e "Të lumtë", qytetarët tmerrojnë me komente në përkrahje të Hamdi anti-amerikanit - NACIONALE

"Bravo" e "Të lumtë", qytetarët tmerrojnë me komente në përkrahje të Hamdi anti-amerikanit

1 vit më parë

nga Arta Avdiu

Hamdi Shartari, një qytetar nga Mitrovica, por që jeton në Suedi që tri dekada, është anti-amerikan. Së paku, Hamdiu i referohet vetes, teksa vlerëson se Amerika ka intervenuar në Kosovë për interesa të tyre. Madje, ai beson se ShBA është e keqja e botës. Përtej bindjeve krejt qesharake të Hamdiut, ende më brengosëse është përkrahja që ai mori nga komentuesit në rrjetet sociale.

Në videon e postuar nga Nacionale, janë shumë komentues, ndonëse jo shumicë, që janë në një linjë të mendimit me Hamdi anti-amerikanin. Në postimin e Nacionales, u lajmëruan disa qytetarë të cilët pajtoheshin me bindjet e Hamdiut, duke i dhënë edhe fjalë miradie për intervistën krejt të çuditshme për Nacionalen.

Në një analizë përfundimtare, qytetarët që përkrahën Hamdiun, që vetëquhet anti-amerikan, janë edhe vetë anti-amerikanë. Atyre, pra qytetarëve, nuk u bënte aspak përshtypje qëndrimet skandaloze të Hamdiut dhe mungesa e fakteve për qëndrimet e tyre. Madje, Hamdiu, që të vetmen mbulesë për argumente e kishte "kam lexuar nëpër internet", besonte edhe në disa teori konspiracioniste. P.sh. ai besonte se shumë diplomatë amerikanë e evropianë kanë ardhur në Kosovë për t'u pasuruar.

Anti-amerikanët

Një qytetar me emrin Ali Shehaj ishte ndër komentuesit që mund të cilësohet anti-amerikan. Në një koment fare të shkurtër, z. Shehaj shkroi vetëm fjalë miradie.

"Të lumtë o Hamdi" - komentoi me germa të mëdha Shehaj. Pra Shehaj i dërgoi vetëm fjalë miradie Hamdi anti-amerikanit.

E komentuesi tjetër me emrin Nderim Nderim thotë se Amerika ka ardhë në Kosovë për interesa të saja.

Amerika u ardh për interesa të veta”, shkruan ai.

E komenti më i ashpër ndaj aleatit kryesor të Kosovës, ShBA-së vjen nga qytetari me emrin në Facebook, Bobi M Maltin.

I Bashkangjitem Qatij Hamdis edhe unë, Ameriks ton jemi ka ja shohim sherrin. E t’dhefsha n’to”, ka shkruar Bobi B Maltin.

Ndërsa, Vedat Shala me emër dhe mbiëmr i aprovon fjalët e z.Hamdi Shartarit.

Fakt është”, ka shkruar ai për fjalët e Shartarit.

Për Fatmir Ukën Hamdiu anto-amerikan është një njëri shumë i aftë.

“Bravo respekt shum izoti”, ka shkruar ai në rubriken e komenteve të intervistës së Hamdiut.

Bravo Hamdi”, shkruan një komentues tjetër, me emrin Samir Ademi.

ShBA-të për Kosovën

Derek Chollet, këshilltar i Departamentit amerikan të Shtetit dhe Gabriel Escobar, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor në një shkrim autorial të cilën e kanë publikuar në KOHA.net, kanë kërkuar që të themelohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

Është koha për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe” – mban titullin shkrimi i Chollet dhe Escobarit.

Në këtë shkrim, Chollet dhe Escobar kanë thënë se Asociacioni nuk e cenon Kushtetutën e Kosovës dhe se kundërshtojnë “çfarëdo etniteti që i përngjan Republikës serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë”.

Por diplomatët amerikanë përkundër kërkesës për themelimin e Asociacionit kanë siguruar se shteti i tyre garanton se nuk do të cenohet asnjëherë shtetësia e Kosovës, duke e cilësuar shtetin e tyre si shtetin më pro-kosovar në botë.

“Si vendi më prokosovar në botë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkushtuara të mbështesin popullin e Kosovës për të siguruar që struktura e saj kushtetuese dhe ligjore nuk cenohet.” – thuhej me tutje në shkrim e zyrtarëve amerikanë.

Lajme të ngjashme