“Boll është boll”, Daut Haradinaj i reagon Gërvallës: E kisha lut me na kursy me këtë gjuhë - NACIONALE

“Boll është boll”, Daut Haradinaj i reagon Gërvallës: E kisha lut me na kursy me këtë gjuhë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputet, Daut Haradinaj ka komentuar sulmet e ofendimet e bëra të ministres së Jashtme Donika Gërvalla, drejtuar Ramush Haradinajt.

Haradinaj ka lutur Gërvallen që mos ta përdor të njëjtën gjuhë, duke shtuar se “boll është boll” dhe se ata nuk do ta tolerojnë gjithë jetën ofendimet e Gërvalles.

‘‘E kisha lut me na kursy me këtë gjuhë. Boll është boll, dikur edhe neve na plas e nuk muj e tolerojmë tanë jetën këtë gjuhë ofenduese. Me shku në Pejë me iu thanë ushtarëve bandita. Njherëzit që s’kanë leju me thanë Peja e jugut Peja e veriut. Ata janë për mu janë heronjtë e mi dhe janë heronjtë e Kosovës. Dhe mendoj që Peja sot është fal qatyne që kjo i quan bandita. Dhe këto sene nuk duhet me i shti në zharkonin e fjalorit politik në emër të një vote. Edhe ne do të ia kthejmë me të njëjtën monedhë. S’bi në nivelin e saj dhe nuk do të bi në nivelin e saj.” – ka thënë Haradinaj në T7.

Kujtojmë se, ministeja Gërvalla në një një tubim të mbajtur në Deçan ka ofenduar kandidatin për kryeministër të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn, duke e quajtur ‘‘gjeneral të vetëshpallur’’.

Lajme të ngjashme