Bogujevci: Jemi në rrugë të mirë për anëtarësim në Këshill të Evropës - NACIONALE

Bogujevci: Jemi në rrugë të mirë për anëtarësim në Këshill të Evropës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e LV-së, Saranda Bugojevci, ka thënë se Kosova është në rrugë të mirë për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës.

Në seancës e sotëm të Kuvendit, duke treguar për punën që ka bërë delegacioni i Kosovës në Këshill të Evropës, ajo ka thënë se është bërë shumë punë në këtë drejtim.

“Ky është vetëm fillimi, ne jemi në proces të anëtarësimit në Këshill të Evropës, është një energji pozitive, kemi shumë përkrahje, por kemi edhe shumë punë për të arritur në pikën finale”, ka thënë Bogujevci.

Ajo ka folur edhe për mundësinë që i është dhënë për herë të parë që në emër të Kosovës të flas para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Ajo ka falënderua të gjithë ata që e kanë përkrahur për fjalimin e saj.

“Për herë të parë na është dhënë e drejta e fjalës në seancë plenare, si përfaqësuese të Kosovës, unë ndihem e nderuar dhe falënderojë kolegët për përkrahjen e të gjithëve që pata mundësinë t`i adresohen Asamblesë Parlamentare të KE në emër të Kosovës”, ka thënë Bogujevci.

Lajme të ngjashme