Bogujevci: Albulena Haxhiu e meriton të jetë kryetare e Kuvendit - NACIONALE

Bogujevci: Albulena Haxhiu e meriton të jetë kryetare e Kuvendit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetja e VV-së, Saranda Bogujevci, ka thënë se Albulena Haxhiu e meriton të jetë kryetare e Kuvendit të Kosovës.

Derisa ka hyrë në ndërtesën e Kuvendit, ajo k thënë se propozimi i VV-së për këtë post mbetet Albulena Haxhiu.

Ajo ka thënë se partitë tjera politike nuk munden të ia imponojnë VV-së kandidatin për kryetar të Kuvendit.

“Ne e kemi propozimin për kandidate për kryetare të Kuvendit i. Zonja Albulena Haxhi është jo vetëm nder gratë më të votuar në vendin tonë, por në të njëjtën kohë është një grua që ka një përvojë të gjatë jo vetëm si ministre e drejtësisë, po edhe si deputete, sepse ka qenë udhëheqëse e komisioneve të rëndësishme, nëse dikush e meriton ajo është Albulena Haxhiu”, ka thënë ajo.

Ajo ka bërë me dije se nuk është e drejtë që subjektet tjera politike të ia imponojnë VV-së kandidaten për kryeparlamentare.

“Nuk mund që një grup individësh nga subjektet tjera politike me e kritiku personin që ne kemi si propozim. E di që është përmendi emri im, por në fakt a me ka pyetur dikush se a dua të jem, pse e marrin atë të drejtë të bëjnë propozime të tilla”, ka thënë ajo

Lajme të ngjashme