Bodo Weber: Dialogu Kosovë-Serbi është në krizën më të thellë të tij - NACIONALE

Bodo Weber: Dialogu Kosovë-Serbi është në krizën më të thellë të tij

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti gjerman, Bodo Weber, ka bërë me dije se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë është në krizën më të thellë të tij.

Në një intervistë për “Review Democracy”, ai ka thënë ai ka bërë me dije se situata aktuale në veri është më e keqe se në vitin 2011.

Kjo është kriza më e thellë në dialogun politik që nga themelimi i tij në vitin 2011 dhe në marrëdhëniet Kosovë-Serbi, ndoshta edhe që nga barrikadat serioze, dhuna dhe përleshjet mes protestuesve apo bandave të organizuara serbe, dhe KFOR-it në verën e vitit 2011”, ka thënë Weber, përcjell KlanKosova.tv.

Sipas tij, procesi i dialogut në mes të dy vendeve ka ngecur.

Duke e komentuar vitin e fundit të negociatave, Weber ka thënë se gjatë kësaj kohe ka ndodhur shumë zhvillime negative.

Vitin e fundit kemi parë fazën e re të negociatave për të ashtuquajturën nismë gjermane franceze/plani i BE-së, e cila çoi në komplikimin e saj. Pra, brenda këtij viti ne kemi parë diçka që nuk e kemi parë kurrë, në kuptimin negativ, gjatë gjithë historisë së dialogut politik”, është shprehur analisti gjerman.

Lajme të ngjashme