Blinken uron përzemërsisht Vuçiqin për 15 shkurtin, i jep mirënjohje për qasjen në takimin e 20 janarit - NACIONALE

Blinken uron përzemërsisht Vuçiqin për 15 shkurtin, i jep mirënjohje për qasjen në takimin e 20 janarit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka uruar popullin serb për Ditën e Shtetësisë së Serbisë, ku ka folur edhe për takimin e famshëm të emisarëve ndërkombëtarë për të cilin foli edhe Kurti.

Në një mesazh urues, Blinkeni u shpreh që ShBA-ja e “vlerëson partneritetin strategjik” me Serbinë.

Ai u shpreh më tej se ShBA-ja ishte mbështetëse e fuqishme e ambicieve të Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Ne jemi të përkushtuar të punojmë me ju dhe partnerët tanë të BE-së drejt këtij qëllimi të rëndësishëm. Kam mirëpritur angazhimin konstruktiv të Serbisë me zyrtarët e ShBA-ve, BE-së, Francës, Gjermanisë dhe Italisë gjatë një vizite të fundit në Beograd,” – u shpreh ai, raporton Pavlovic Today.

Kjo vizitë ka ndodhur rreth datave 20 dhe 21 janar, kur emisarët e këtyre vendeve përveç Beogradit ishin edhe në Prishtinë. Kryeministri Kurti ishte shprehur se oferta e tyre kishte qenë (sic) fare pranë formatit “merre ose lëre”.

Blinken tha se shpërblimi për popullin serb për arritjen e një marrëveshjeje me Kosovën - por edhe për tërë rajonin – do të ishte shumë i madh.

Lajme të ngjashme