Blinken ia përmend masat Vuçiqit, pas situatës në veri të Kosovës
Presidentit serb, Aleksandër Vuçiq tashmë po i përmenden masat, madje, nga sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
Ky i pari, sipas mediumit serb opozitar, “Nova.rs”, ka deklaruar që ka pasur një bisedë me Blinken kur janë pajtuar për nevojën e deeskalimit të situatës.
“U pajtuam që ka nevojë për deeskalim, për një rol më të madh të KFOR-it, dhe se Serbia definitivisht mbështet një rol më të madh të KFOR-it dhe do të donim të ishte ekskluzivisht në veriun e Kosovës.” – ka thënë ai.
Po ashtu, Vuçiq ka bërë të ditur se Blinken i ka folur për masa, por se pretendoi se ky i ka “kundërshtuar ato”.
“Blinken foli edhe për disa masa, thash që jam kundër kësaj.” – ka thënë ai.
Çka tha BE-ja për masat?
Bashkimi Evropian pop ret përfundimin e hetimeve rreth situatës së 24 shtatorit, për të dalë me një përfundim, qoftë ky edhe për masa kundëër masave.
Gjatë kësaj jave u mbajt një takim i përfaqësuesve të shteteve anëtare të bllokut, por pa ndonjë vendim.
“Nuk do të komentoj përmbajtjene diskutimeve atje, pozicionet e shteteve, BE-ja punon në këtë mënyrë. Nëse do të ketë një vendim, shtetet do ta marrin dhe do të njoftohen. Po vazhdon angazhimi i shshteteve anëtare që të shihet se si të përballemi me situatën.” – deklaroi zëdhënësi Peter Stano.
Veç kësaj, Stano u shpreh që aktualisht, nuk kanë diçka për të lajmëruar sa u përket masave kundër Serbisë.
“Shteteve anëtare u takon po ashtu se çfarë masa ndërmerren dhe për çfarë arsye, kështu që në këtë pikë nuk jemi ende atje dhe nuk kemi diçka për të lajmëruar.” – tha ai.
Ish-nënkryetari i Listës Serbe, pjesë e grupit terrorist
E konfirmoi vetë, Milan Radojiçiq i cili deri sot ishte nënkryetar i Listës Serbe, ka qenë pjesëmarrës në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.
Në një letër të bërë publike tashmë, Radojiçiq e pranoi se ishte pjesë e grupit terrorist që hynë në veri të Kosovës, duke e vrarë një polic kosovar. Tutje, avokati Petronijeviqi e ka lexuar edhe një letër të Radojiçiqit, e cila ishte e mbushur me propagandë.
“Arsyeja e kthimit tonë ishte inkurajimi i serbëve, popullit të asaj zone, për t’i rezistuar terrorit të regjimit të Kurtit, duke mbrojtur njerëzit tanë, që çdo ditë i ekspozohen atiji terror." - lexohet në letër, duke iu referuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Në letër, Radojiçiqi tenton të heq të gjitha përgjegjësitë për aksionin terrorist nga shteti serb, duke theksuar se përgatitjet logjistike i ka bërë personalisht vet ai.
"Po i njoftoj të gjithë të përndjekësit e popullit serb, që nga Kurti e deri te ndihmësit e tij të shumtë të huaj, se personalisht i kam bërë të gjitha përgatitjet logjistike për mbrojtjen e popullit tonë kundër okupatorit. Ky akt i imi nuk ka pasur asnjë karakter tjetër, asnjë qëllim dhe nuk ka të bëjë fare me përfshirjen time të mëparshme politike." - shkruhet tutje në letër.
Ndryshe, në një akt terrorist, një formacion prej 30 personave të armatosur rëndë sulmuan sulmuan Policinë e Kosovës në fshatin Banjska të dielën. Nga ky sulm, një polic i Kosovës mbeti i vrarë e dy të tjerë të plagosur.
Autoritetet e Kosovës njoftuan vdekjen e tre terroristëve të dielën, më pas më 25 shtator u konfirmua se ishte zbuluar trupi i një sulmuesi të katërt. Gjashtë persona janë arrestuar po ashtu.
Ndërkohë, Policia e Kosovës përgjatë gati një javë tashmë zhvilloi aksione për neutralizimin e këtij grupi.
Aktualisht, gjendja në veri është e qetë pas sulmit terrorist të së dielës nga persona të armatosur rëndë.

