Blinken e përsërit kërkesën: Ftojmë Qeverinë e Kosovës dhe Serbisë të shtensionojnë situatën në veri - NACIONALE

Blinken e përsërit kërkesën: Ftojmë Qeverinë e Kosovës dhe Serbisë të shtensionojnë situatën në veri

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Antony Blinken, sekretar amerikan i shtetit, ka mbajtur një fjalim në Oslo në Norvegjisë, ku është takuar me sekretarin e përgjithsëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Në hyrje të fjalimit, Blinken foli për luftën në Ukrainë, ndërsa menjëherë pas saj, iu kthye temës së Kosovës, duke i dënuar sulmet ndaj KFOR-it.

Tutje, ai u bëri thirrje Qeverisë së Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin hapa për të shtensionuar situatën.

“Shumë aleatë shprehin shqetësimin për rritjen e tensioneve në veriun e Kosovës dhe i dënon fuqishëm sulmet e fundit ndaj KFOR-it, kolegët tanë italianë dhe hungarezë u lënduan në atë sulm. I ftojmë Qeverinë e Kosovës dhe të Serbisë të ndërmarrin hapa të shpejt për të de-eskaluar situatën dhe të rinisin përpjekjet për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit të udhëhequr nga BE-ja.” – tha ai.

“Ne e përkrahim procesin e integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe Serbisë, por eskalimi aktual e pengon dhe s’e ndihmon lëvizjet në atë drejtim.” – shto ai.

Në pjesën e pyetjeve dhe përgjigjeve, z. Blinken u pyet sërish për çështjen e Kosovës, duke theksuar se eskalimi dhe veprimet e ndërmarra i dërgojnë të dy palët në drejtim të gabuar.

“Sa i përket eskalimit atje dhe veprimeve të ndërmarra, i dërgojnë të dy palët, Kosovën dhe Serbinë, në drejtim të gabuar, sepse përgjigja që jemi duke e kërkuar është shtensionimi i situatës, shmangien e çfarëdo veprimi unilateral dhe rikthim në këtë proces të normalizimit të marrëdhënieve dhe përpjeket e udhëhequra nga BE-ja që u premton te dy palëve një të ardhme të integrimit në komunitetin euro-atlantik.” – shtoi z. Blinken.

Blinken e përmendi me emër edhe kryeministrin Albin Kurti, duke treguar se u kanë thënë liderëve të involvuar, përfshirë Kurtin, që të veprojnë në mënyrë të ndërgjegjshme.

“Ne kemi qenë të qartë në shqetësimet tona rreht disa prej aksioneve të fundit të ndërmarra, ua kemi thënë në mënyrë direkte liderëve të involvuar, përfshirë kryeministrit Kurti dhe po shikojmë që të dy të veprojnë në mënyrë të përgjegjshme.” – vlerësoi z. Blinken.

Në këtë konferencë për media, Blinken u pyet edhe nëse ShBA-ja po mendon që të shtojë numrin e ushtarëve amerikan në Kampin “Bondsteel”.

“ShBA-ja tashmë ka ushtarë si pjesë e misionit ekzistues. Ne kemi qindra trupa si pjesë e misionit të KFOR-it, shtimi i trupave që u njoftua nga NATO, nuk mendoj që do të përfshijë trupa të ShBA-së, por siç e thash, tashmë ka forca të ShBA-së si pjesë e misionit të KFOR-it.” – theksoi z. Blinken.

Qortimi i ashpër i Kosovës nga ShBA-ja dhe BE-ja

Bashkësia ndërkombëtare e ka kritikuar ashpër Kosovën për situatën në veri.

Sekretari amerikan Antony Blinken ndaj situatës në veri kishte reaguar edhe të premten e kaluar, kur edhe kishin ndodhur aksionet e policisë së Kosovës për t`i dërguar në zyrat komunale kryetarët e Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.

Kryediplomait amerikan ishte treguar i ashpër me Kosovën, duke “dënuar fuqishëm” veprimet e Qeverisë së Kosovës.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, ai e ka etiketuar kryeministrin Albin Kurti, duke i bërë thirrje t’i ndalojë menjëherë “masat e dhunshme”.

“Dënojmë fuqishëm veprimet e Qeverisë së Kosovës që po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po shtojnë jostabilitetin. I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurti të ndalojë menjëherë këto masa të dhunshme dhe të ripërqendrohet në Dialogun e lehtësuar nga BE.”, ishte shprehur ai.

Në të njëjtën linjë ishte edhe BE-ja dhe vendet anëatre të BE-së.

Të gjithë kanë kërkuar nga Kosova shtensinimin e situatës në veri.

Lajme të ngjashme