Situata në veri: Ish-ministër Selimi thotë se është goditur me lajm të pasaktë nga RTK-ja - NACIONALE

Situata në veri: Ish-ministër Selimi thotë se është goditur me lajm të pasaktë nga RTK-ja

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Petrit Selimi ka thënë se është goditur me lajm të pasaktë nga transmetuesi publik (RTK) përmes sajtit të saj në një raportim të bërë ditën e djeshme. Për të njëjtin raport, në frymë të njëjtë ka raportuar edhe një medium tjetër. . Për çka bëhet fjalë?

Ish-zv.ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, duke u thirrur në burime brenda Bashkimit Evorpian shkroi dje se se “të paktën tri shtete anëtare të BE-së” po konsideronin kërkesën që të pezulloheshin fondet e IPA-s dhe liberalizimi i vizave për Kosovën.

“Veprime drastike dhe të papranueshme nëse çohen përpara.” – komentonte ai pasi ishte njoftuar nga ambasadori amerikan se po shqyrtoheshin edhe sanksione tjera nga ShBA-ja ndaj Kosovës pas situatës në veri.

E ky postim u komentua edhe nga znj. Viola von Cramon, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian.

“Po i dëgjoj këto informacione për të parën herë. Mund ta marrë me mend se kush mund të jetë prapa tyre por të vësh në pikëpyetje liberalizimin e vizave dhe fondet e IPA-s është absolutisht e ndaluar. Na duhet një zgjidhje politike urgjente për veriun.”tha ajo.

RTK-ja

RTK-ja ka publikuar lajmin po atë ditë, duke i vënë titullin “Viola von Cramon demanton Petrit Selimin për vizat dhe fondet e IPA-s” Nga fjalët e znj. Cramon nuk mund të kuptohet se ajo ka demantuar z. Selimi në informacionet e ndara prej tij.

Edhe mediumi tjetër, Kallxo.com, e ka raportuar ngjashëm si RTK këtë lajm.

“Petrit Selimi thotë se 3 shtete po shqyrtojnë pezullimin e vizave për Kosovën, von Cramon e mohon.” Në fakt, znj. Cramon ka deklaruar se nuk kishte qenë në dijeni më herët ("po e dëgjoj për herë të parë") atë informacion, dhe se ajo gjë (mundësia për shtyrje të liberalizimit të vizave) nuk duhej të ndodhte "absolutisht".

Ndërkohë, edhe komentet nga qytetarët në lajmin e shpërndarë me të njëjtin titull nga Kallxo.com në Facebook ishin të tmerrshme dhe linçuese ndaj z. Selimi.

Reagimi i Selimit

Petrit Selimi ka reaguar ashpër ndaj lajmit të RTK-së duke i thënë këto fjalë:

“Televizioni publik i kontrolluar nga qeveria vendosi lajmin se Viola von Cramon ka “mohuar çfarëdo të vërtete prapa postimit tim” se disa shtete të BE-së kishin folur për shtyrjen e liberalizimit të vizave.

  • Kjo mund të verifikohet se s’është e vërtetë. Viola asnjëherë s’e mohoi postimin tim.
  • B) Mendoj që BE-ja duhej ta kishte dhënë liberalizimin e vizave për Kosovën vite më parë.”

Për më tepër, z. Selimi ka shtuar se edhe të tjera burime ia kanë konfirmuar se “disa shtete që e kanë njohur Kosovën kanë dhënë indikacione se shtyrja e liberalizimit të vizave është në tavolinë.”

RTK është kritikuar që e ka emëruar drejtor të televizionit z. Rilind Gërvalla, ish-aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajme të ngjashme