Biznesmeni që iu suspendua certifikata nga ARBK: S`mujë me i thënë Serbisë mos ma shkruaj në pasaportë “Gnjilanje, Serbia”
Biznesmeni Nerxhan Musliu është shprehur i shqetësuar që biznesit të tij i ishte suspenduar certifikata nga Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë (ARBK).
Ai ka thënë se për këtë veprim është njoftuar në media.
Në një lidhje direkte në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, Musliu, i cili është nga Presheva, ka kritikuar ARBK-në që ka marrë të dhënat e tij vetëm nga pasaporta.
Ai ka treguar se ka leje qëndrim në Kosovë dhe ende nuk e ka mefshtësinë Kosovës.
“Në pasaportë mu me shkruan Gnjilanje, Republika Serbia. E ata në ARBK që i kanë shti këto të dhënë i kish shkrujt shkronjë për shkronjë. Unë këtë informacion nuk e kom pa, unë e kom marr certifikatën e biznesit ku e kom të regjistrume zyrën. Në adresë teme nuk e kom pa që është ky fakt i shkrun, se i kisha thane: ‘pse e ke shkrujt Gnjilanje, Republika Serbia’. Dhe dje veç kur e pashë veten në atë listë. Ia nisa me shqetësu pse jam këtu”, ka thënë ai.
Sipas tij, ARBK-ja është dashur t`i marrë parasysh edhe të dhënat tjera.
“Numri i pasaportës teme është i lidhur me numrin e leje qëndrimit. Unë kam leje qëndrim që 6 vjet në Kosovë, në të janë krejt të dhënët e mija, çka kom bo, qysh i kam pagua tatimet, por ARBK-ja nuk e kish bo këta, ata veç i kanë marrë te dhënat prej pasaportës teme që shkrujt Gnjilanje, Republika Serbia dhe e kishin listu në atë listën”, ka thënë Musliu.
Ai ka treguar se nuk mund të iu tregojë institucioneve të Serbia se çka duhet të bëjnë.
“Unë nuk mujë me i thanë shteti te Serbisë në pasaportë mos e shkruaj Gnjilanje, Serbia, se nuk e kam atë autoritet”, ka thënë Musliu.