Bislimi: Për herë të parë, kemi ndarë mjete në vlera kaq të mëdha për Luginën
107 të rinj dhe të reja do të përfitojnë bursa vjetore në vlerë prej 1000 euro, në vlerë totale prej 107 mijë euro, si dhe 78 grante për projekte me vlerë të përbashkët mbi 1 milion euro.
Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, i cili po ashtu ka thënë se Qeveria e Kosovës për herë të parë ka ndarë mjete financiare për Luginën në këtë shumë.
Bislimi, përmes postimit në Facebook, tha se është thelbësore që Lugina e Preshevës ta ruajë kulturën dhe identitetin e saj.
"78 grante për projekte në vlerën totale mbi 1 milionë euro dhe përkrahje financiare me bursë për studentët, ku 107 të rinj e të reja do të përfitojnë bursë vjetore në shumë prej 1.000 euro, në vlerën totale prej 107 mijë euro. Për herë të parë, kemi ndarë mjete për Luginën në këto përmasa. Gjatë këtij viti, kemi siguruar e dërguar për herë të parë libra në gjuhën shqipe për nxënësit e Luginës së Preshevës, në vlerën prej 255 mijë eurove. Në muajin qershor e atë tetor, kemi ndarë respektivisht 50 mijë dhe 35 mijë euro të tjera shtesë. Gjatë shtatorit, së bashku me ministren Nagavci, vizitova Preshevën, Medvegjën e Bujanocin ku i shpërndamë dhe tekstet shkollore për nxënësit." - tha Bislmi në Facebook.
Postimi i plotë: