Bislimi i tregon BE-së se gjysma e njësive speciale janë larguar, kërkon heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës
Kosova ka zvogëluar “edhe më shumë” praninë e njësive speciale policore në ndërtesat komunale në veri, ka shkruar Zëvendës Kryeministri Besnik Bislimi, në rrjetin e tij në Twitter, teksa u kërkuar Bashkimit Evropian edhe heqjen e masave ndëshkuese ndaj vendit. Vendimin për largimin të edhe 25% përqind (gjithsejt 50%) të njësive speciale, Bislimi e vlerësoi si përmbushje të Marrëveshjes së Bratisllavës të arritur më 10 korrik, dhe u thotë se po përmbushin kërkesën e BE-së të lëshuar më 3 qershor, ku paralajmëroheshin sanksionet ndaj vendit. Dy muaj më vonë, me sanksione të vendosura dhe me shtet të izoluar, Bislimi thotë se Kosova po e zbaton mu atë.
“Marrëveshja e 10 korrikut është mes BE-së dhe Kosovës dhe ka për synim zbatimin e deklaratës së 27 shteteve të BE-së më 3 qershor. Masat e BE-së kundër Republikës së Kosovës u deklaruan të jenë të përkohshme, të rikthyeshme, dhe të varura nga përkushtimet kredibile për de-eskalim”, ka kërkuar Besnik Bislimi.
Kryenegociatori Bislimi tha se këtë hap të largimit të mëtejmë të njësive speciale e kanë bërë për ta zbatuar saktësisht marrëveshjen e Bratisllavës. “Largim edhe më shumë të prezencës policore”, shkroi ai.
“Pas Marrëveshjes së Bratisllavës, ka një proces kredibil për de-eskalin. Situata është e qetë për disa javë tash – e konfirmuar bashkërisht nga Policia e Kosovës, KFOR-i dhe EULEX-i. Kosova plotësisht po përmbush zotimet e saj nga marrëveshja dhe beson se pala tjetër do të veprojë njësoj”, ka shkruar Besnik Bislimin.
