Bislimi flet për zgjedhjet në ShBA: Do të përcaktojë shumë zhvillime për Kosovën dhe botën
Faton Bislimi, ish-deputet i LDK-së që jeton në ShBA, ka folur rreth zgjedhje në “Tokën e Premtuar”.
Në një intervistë për Telegrafin, Bislimi ka thënë se kushdo që fiton zgjedhjet në ShBA, do të përcaktojë zhvillime jo vetëm për Kosovën, por për të githë botën.
“Kushdo që arrin të fitojë mandatin në Shtëpinë e Bardhë, do të përcaktojë shumë zhvillime jo vetëm për Kosovën, po globalisht. Dhe aty ajo do të varet më shumë nga ne se sa nga përcaktimi i shefit të Shtëpisë së Bardhë” – tha ai.
Tutje, Bislimi vlerësoi se është obligim kombëtar që të vazhdohet forcimi i aleancës me ShBA-të.
“Ne duhet të kemi parasysh që në gjithë trajektoren e marrëdhënieve tona me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ne e kemi pas fatin e madh që e kemi arrit si rezultat i punës së jashtëzakonshme, vetëmohuese, sakrifikuese të diasporës sonë në SHBA, të lobit tonë atje, i cili ka arritë që kauzën e Kosovës ta ndërtojë si kauzë bipartizane, si kauzë e të dyja taborëve qofshin demokratë, qofshin republikanë. Prandaj, është obligim i joni moral kombëtar shtetëror që ta vazhdojmë të njëjtin forcim të marrëdhënieve” – tha ai.