Bislimi e merr rolin e avokatit të Martin Berishajt: Ndaj tij nuk ka asnjë proces gjyqësor
Zv/kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, po raporton në Komisionin për Integrime Evropiane.
Ai është pyetur lidhur me rastin e Martin Berishajt, ambasadorit të Kosovës në Kroaci.
Bislimi e ka marrë rolin e avokatit të tij, duke thënë se nuk ka asnjë proces gjyqësor. E në rastin e përmendur ndaj kryeshefit të KEK-ut që ka proces gjyqësor, pushteti iu sul sistemit prokurorial e drejtësisë në Kosovë.
“Martin Berishaj është konstrukt artificial i ndërtuar nga partitë në Kosovë. Është e paturpshme si zvarritet emri i një intelektuali të shquar. Ndaj tij nuk ka asnjë proces gjyqësor. Të gjitha këto janë spekulime”, tha Bislimi.
Bislimi i mori komplet meritat për liberalizimin e vizave, duke thënë se e kanë luftuar krimin e korrupsionin.