Bislimi: Arritëm një marrëveshje e cila tani i hap derën planit franko-gjerman - NACIONALE

Bislimi: Arritëm një marrëveshje e cila tani i hap derën planit franko-gjerman

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryenegociatori i Kosovës,Besnik Bislimi, ka folur pasi Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshjen për problemin e targave.

Sipas Bislimit, në bazë të kësaj marrëveshjeje, Serbia do të pushojë së lëshuari targa regjistrimi me emërtimet e qyteteve të Kosovës, ndërsa Kosova do të pushojë së shqiptuari gjoba.

Bislimi tha se tani pritet që liderët të ftohen për të diskutuar propozimin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve në lidhje direkte në televizionin publik të Kosovës.

"Pas disa orëve bisedime arritëm në një marrëveshje e cila tani i hap të gjitha dyert që të fillohet me bisedime intenzive rreth planit të propozuar nga Bashkimi Evrpian më mbështetje të Gjermanisë dhe Francës." - tha ai.

Lajme të ngjashme