Biden thotë se nuk po kërkon konflikt me Kinën, do të takohet me Xi-në - NACIONALE

Biden thotë se nuk po kërkon konflikt me Kinën, do të takohet me Xi-në

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Presidenti Joe Biden ka bërë të ditur se është duke planifikuar të flasë me presidentin kinez Xi Jinping në të ardhmen, pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për të rrëzuar një balonë vëzhgimi dhe tre objekte të tjera të paidentifikuara.

Duke folur për objektet e paidentifikuara që janë kapur kohët e fundit në qiellin e ShBA-së, Biden nuk specifikoi se kur do të ndodhte një takim i mundshëm midis dy liderëve, megjgithatë tha se do të vazhdojë të angazhohet me Kinën.

"Ne kërkojmë konkurrencë, as konflikt me Kinën. Ne nuk po kërkojmë një Luftë të re të Ftohtë,"- është shprehur Biden, duke shtuar:Por unë nuk kërkoj falje dhe ne do të garojmë”.

Biden tha se incidentet e fundit nënvizojnë rëndësinë e "mbajtjes së linjave të hapura të komunikimit midis diplomatëve dhe profesionistëve ushtarakë".

Kujtojmë se tre objekte të paidentifikuara u rrëzuan nga ShBA gjatë fundjavës - një në hapësirën ajrore të Alaskës të premten, një tjetër mbi Kanadanë veriore të shtunën dhe një objekt i tretë mbi liqenin Huron të dielën.

Lajme të ngjashme