Betimi i kryetarëve të rinj në veri, Rashiq: Nuk e shoh pengesë - NACIONALE

Betimi i kryetarëve të rinj në veri, Rashiq: Nuk e shoh pengesë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetarët e rinj të komunave të Zveçanit, Zubin Potokut dhe të Leposaviq pritet që të kryejnë betimin e tyre brenda pak ditës.

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka deklaruar se nuk sheh ndonjë pengesë në betimin e tyre si kryetarë.

“Nuk e shoh pengesë, kemi pasur një betim javën e kaluar dhe kjo do të jetë një hap teknik, simbolik, po konfirmohet diçka që e kemi ditur për këto zgjedhje e kemi pasur fokus ligjshmërinë. Legjitimiteti normal në këtë moment është sfidues.” – ka thënë Rashiq në RTK Dukagjini.

Procesin e zgjedhjeve në veri, ministri për Komunitete dhe Kthim është shprehur se ka parë një proces Ad-Hoc.

“E shoh një proces Ad-Hoc, në momentin kur është i nevojshëm, në fund të fundit kur të krahasohet, a kishim pasur nevojë të mbetën institucionet pa udhëheqje, apo të ekzistojë një gjë të tillë. Unë gjithmonë konsideroj që duhet të ekzistojë përfaqësim në secilën komunë, e kuptoj nevojën e institucioneve t’i mbajë zgjedhjet atje.” – ka thënë ndër të tjera Rashiq.

Lajme të ngjashme