Besnik Tahiri fton për bashkim opozitar “serioz mbi kauzë, sepse shteti është buzë kollapsit”
Besnik Tahiri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në një konferencë për shtyp ka ftuar për bashkim “serioz” opozitar të ndërtuar mbi kauzë të përbashkët.
Ai tha se shteti është “buzë kolapsit” dhe “ekonomia para falimentimit.”
“Zoti Haradinaj edhe vitin e kaluar ka qenë decidiv. I ka thënë opozitës eja bashkohemi pa kushte. Ne s’kemi pas kushte për bashkim, dhe kanë qenë numrat për m’e bë qeverinë. Është gabim që ne duhet ta përmirësojmë. Nuk guxon opozita me shku prej njërit gabim në tjetrin. Sepse në qoftë se nuk nxjerr mësime prej gabimeve, ne kemi gabuar atë kohë edhe me mos votimin e Albulena Haxhiut.
Sepse sipas leximit tim të Gjykatës Kushtuese, sepse ulësja e Kryeparlamentarit është gatise i garantuar për partinë e parë. dhe ai debat shkaktoi diskutim të panevojshëm. Sot ne jemi në rrezik, shteti është buzë kollapsit, ekonomia është para falimentimit, që qeveria është jofunskionale, na s’kemi mundësi me pas rehati. Për këtë arsye duhet unifikim serioz mbi kauzën jo profilin politik i opozitës,” tha Tahiri.
Besnik Tahiri më tej ka akuzuar Lëvizja Vetëvendosje për “pangopësi politike” në përpjekjen për të marrë edhe postin e presidentit, pavarësisht fitores me 51 për qind në zgjedhjet e fundit.
Në një konferencë për media, Tahiri tha se neni 86, pika 2 e Kushtetuta e Kosovës është i qartë: presidenti duhet të zgjidhet 30 ditë para përfundimit të mandatit aktual.
Sipas tij, vendi po hyn në një bllokadë institucionale dhe në një nga krizat më të thella në periudhën pas pavarësisë.
Tahiri shtoi se ekonomia është nën presion për shkak të mungesës së investimeve, ndërsa ndërmarrje të shumta përballen me rrezik falimentimi dhe largime nga puna.
Ai kritikoi gjithashtu sulmet e deputetit Adnan Rrustemi ndaj ambasadorëve lidhur me Gjykata Kushtetuese e Kosovës, duke thënë se kjo tregon një mendësi të gabuar ndaj institucioneve të pavarura.