Bërnabiq: Tash, besueshmëria e BE-së varet nga zbatimi i Asociacionit - NACIONALE

Bërnabiq: Tash, besueshmëria e BE-së varet nga zbatimi i Asociacionit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministrja e Republikës së Serbisë, Ana Bërnabiq, është shprehur se besueshmëria e BE-së varet nga zbatimi Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

Sipas kryeministres serbe, gjashtë pika të marrëveshjes së Brukselit i referoheshin Asociacionit.

“Gjashtë pika në Marrëveshjen e Brukselit i referohen Asociacionit, dhe besueshmëria e BE-së tani qëndron në zbatimin e Asociacionit, formimin e Asociacionit dhe më pas mund të vazhdojmë përpara,” – u shpreh ajo në hapjen e konferencës rajonale “Integrimi euroatlantik i Ballkanit Perëndimor”, përcjell Kosovo-Online.

Ajo më pas u shpreh se Serbia kishte punuar më shumë se kurrë në fushën e sundimit të ligjit.

Lajme të ngjashme